Alimadhi nuk shkarkon Metën: Nëse del se presidenti ka bashkëpunuar me rusët mund të ndryshoj mendje! Gazetari Doçi: Mund të japë dorëheqjen

Kuvendi do të votojë nesër raportin e përgatitur nga Komsioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta për shkelje të rënda ligjore. I ftuar në emisionin 'Repolitix' në Report Tv, deputeti Adriatik Alimadhi dhe njëkohësisht, kryetar i partisë së Ballit Kombëtar, tha se do të votojë kundër raportit të Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit dhe rikujtoi se edhe për ngritjen e

Komisionit Hetimor ka votuar kundër për shkak se duhet të ishte ngritur katër muaj më parë. Alimadhi tha se vetëm nëse supozojmë se mund të dalë diçka që presidenti mund të ketë bashkëpunuar me rusët mund të ndryshojë votën e tij.

'Presidenti mund të shkarkohet për shkelje të rëndë nuk gjykoj mendoj se GJK nuk mundet ta marrë si pikë të dobishme për shkarkimin e presidentit. Kjo është një përplasje midis dy individëve, nesër votohet vendimi i Komsionit Hetimor dhe hapi tjetër në GJK, nesër do kemi miratimin e raportit dhe pastaj për shkarkimin.

Unë flas për veten time, qëndrimi unë gjykojë përderisa kam votuar kundër ngritjes së Komsionit Hetimor, pasi i kishte mbaruar afati. Vetë Komisioni duhet të ishte ngritur kohë më parë. Ju i keni parë si janë zhvilluar seancat. Unë në përputhshmëri me partinë e Ballit Kombëtar ruaj interesin tim kombëtar e kam deklaruar votën time kundër. Po supozojmë se nesër del se presidenti ka bashkëpunuar me rusët mund të ndryshojë dhe vota ime. Unë e kam deklaruar votën time kundër. Gjithë retorikën e presidentit e kemi pasur për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Nëse nesër do të dalin evidenca që e lidhin me Rusinë do të votoj pro. Nëse preket interesi kombëtar nëse kam një provë një dokument, unë votoj çdo gjë që prish interesta kombëtare. qendrimi i presidentit është gjë tjetër.'- tha Alimadhi.

Sakaq për gazetarin Adriatik Doci Meta mund të japë dorëheqjen duke ruajtur privilegjet dhe thekson se shkarkimi i heq të gjitha përfitimet personale.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:14
Topollaj: Skandali i garës Olldashi-Basha, ata që kontrollonin listat u siguruan që të votonin 15-vjeçarët për Lulin, asnjë anëtar i vjetër nuk kishte emrin

Gara brenda PD ka pasur përplasje të shumta mes kandidatëve në garë dhe Lulzim Bashës duke e akuzuar se po mban të fshehta listat e emrave të anëtarësisë. Për Fabian Topollaj kjo është një déjà vu pasi edhe në zgjedhjet e 2013 kur në garë Basha ishte me Sokol Olldashin ka ndodhur e njëjta gjë.

Topollaj tha në Repolitix se ai ishte përfaqësues i Sokol Olldashit dhe se ai vuri re që asnjë nga anëtarët e vjetër të PD nuk e kishin emrat për të votuar, kjo pasi ata që kontrollonin listat u siguruan që të vendosnin emrat e 15-vjeçarëve dhe atyre që do të votonin për Lulzim Bashën.

“Ajo që është duke ndodhur në PD është një déjà vu e dy herëve të tjera. PD nuk ka zhvilluar zgjedhjet për kryetarin e saj as në 2013 dhe as në 2017. Nëse në 2013 besuam se do të kishte një proces zgjedhor ku do të merrte pjesë e gjithë anëtarësia e pamë me sytë tonë se çfarë ndodhi. Unë isha përfaqësuesi i Sokol Olldashit në Tiranë dhe e dija që ke dera se kush e kishte emrin te lista e votuesve dhe kush jo, dhe të gjithë anëtarët e vjetër nuk e kishin emrin në listë pasi ata që kontrollonin procesin ishin kujdesur që të votonin vetëm ato që votonin Bashën. Kur shikoja 15-vjeçaret e dija që  e kishin emrin në lista dhe isha i bindur për të votuar Bashën. Nuk mund të ketë proces zgjedhor kur kandidatët nuk njohin votuesit, kur ata nuk e dinë kush është baza kush do të votojë për ata, kujt do i drejtohen po të mos dinë se kush do votojë. Ajo që po ndodh sot në PD është një déjà vu. Basha sërish nuk po i jep listat e kandidatëve dhe nëse ata që janë në garë i kanë pranua këtë rregull është çështja e tyre“, tha Topollaj.

Ora 21:52
Adriatik Doçi në Repolitix: Ilir Meta mund të japë dorëheqjen për të ruajtur privilegjet, shkarkimi i heq të gjitha përfitimet personale dhe familjare

Kuvendi do të votojë nesër raportin e përgatitur nga Komsioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta për shkelje të rënda ligjore. Gazetari Adriatik Doci tha në emisionin 'Repolitix' në Report Tv se Meta mund të japë dorëheqjen duke ruajtur privilegjet dhe thekson se shkarkimi i heq të gjitha përfitimet personale.

“Në raportin prej 100 faqesh janë faktuar mbi 30 shkelje rënda të Ilir Metës, disa prej të cilave me natyrë penale. Në raport janë referuar edhe precedentë nga vendet demokratike në Evropë dhe më gjerë, kur Gjykatat Kushtetuese kanë shkarkuar Presidentët për shkelje më të lehta se sa Meta, ku kanë mbështetur parti të caktuara, duke dalë jashtë rolit të përfaqësuesit të unitetit të popullit dhe paanshmërisë. Kështu që edhe Meta është i bindur për shkarkimin. Ka shumë mundësi që në këto rrethana, Meta të japë dorëheqjen si Presidentit para se vendimi i shkarkimit nga Kuvendi të shkojë në Gjykatën Kushtetuese. Pse mund ta ndërmarrë këtë veprim? Duke dhënë dorëheqjen, Meta ruan privilegjet si ish president, për vetë dhe për familjen e tij. Privilegjet janë pasaporta diplomatike, roje, makinë, shoqërues, ruajt nga Garda për 5 vite, shpërblime financiare etj”- tha Doçi.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gysi: 09/06/2021 07:18

    Meta eshte pro-rus eshte e sigurte.Meta ishte mik agjenturor me Gruevskin dhe kur donin ta arrestonin Gruevskin ne Maqedoni e ndihmoi Meta te arratisej nepermjet Shqiperise.

    Përgjigju
  • Like: 09/06/2021 02:44

    Si mundet o shoku i propozon like injoranti dhe kokemadhi qe te jap doreheqje per te mbajtur privilegjet ai dhe familja e tij. Kaq te keqija sa i ka sjelle ky Shqiperise, kaq vjedhje dhe shkaterrime qe ka bere per 30 vjet ai, mona surrat kali,salqeni e lulka dhe burgun e kane te tepert jo me privilegje. Sic duket po kerkon ndonje kocke per te lepire. Shqiperia e SHQIPETAREVE

    Përgjigju
  • Poshte revizionizmi sovjetik: 08/06/2021 22:40

    Neqoftese Ilir Meta eshte bashkepunetor me ruset le ta marre Putini si badigard se provat i dha duke u zene me grushta me policet ne zyrat e FRD.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja