Shkarkimi i Presidentit, Frrok Çupi: Nëse gjyqtarët në Gjykatën Kushtetuese nuk vendosin 100% kundër Metës, tregues korrupsioni! Do përfundojë si Berisha, qesharak nëpër rrugë

Për analistin Frrok Çupi, vendimi i Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin apo jo të Ilir Metës si President, do të vërë në provë drejtësinë shqiptare.

I ftuar në "Sot Live në Shqipëri" të gazetarit Andi Kapxhiu, Çupi u shpreh se nëse gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk votojnë 100% pro shkarkimit të Metës, do të thotë se ka probleme korrupsioni.

"Ilir Meta ka nominuar me dorën e vet disa prej gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese dhe kundërshtimet po i shoh si taktika, i sulmon që mos shfaqet se janë të mitë. Mendoj se një pjesë e tyre do votojnë pro tij. Meta ka dhjetëra akte anti-kushtetuese. Ky dhe Berisha po manifestohen si një grupim që nuk e duan perëndimin, ndërkohë që orientimi ynë është perëndimi, po godasin fort orientimin e kombit. Çdo bëjnë këta gjyqtarë, a i kanë bërë llogaritë, a është në lojë paraja? Besoj se është çështje pasurore, nëse nuk o votohet 100% kundër Metës do të thotë se atje ka probleme pasurore, probleme korrupsioni. Tani është në provë drejtësia. Nëse anëtarët e Gjykatës Kushtetuese do e godasin këtë moment, realisht kanë goditur Amerikën", tha ai.

Sipas Çupit, Meta nuk është President real, teksa thekson se ai do të përfundojë si Sali Berisha 'qesharak nëpër rrugë'.

"Meta po tenton metë gjitha mënyrat me grupin e tij për t'i shpëtuar Gjykatës Kushtetuese. Këta liderët tanë lidhen me thonj pas pushtetit dhe kjo është në dëmin e tyre shumë të madh sepse kur të zbresin nga ajo 'pema' ata zbresin të degraduar, të rrënuar. Sot Meta nuk është President real, nuk është për ndërkombëtarët, nuk është për ligjin tonë dhe mbetet ashtu deri sa ta çojë veten deri në fund, siç e çoi Berisha deri në pikën kur të bëhet qesharak në rrugë. Mekanizimi i largimit është mekanizmi më hyjnor që ka shteti. Largohesh që të mbetesh një vlerë. Njerëzit e formuar qytetarisht largohen, ata që nuk largohen tregojnë që janë shumë primitivë, të prapambetur. Nervozizmi i shprehur nga Presidenti e dëmton demokracinë, mbajtja anë e një apo dy partie e dëmton demokracinë, ndryshimi i dekreteve e dëmton demokracinë", u shpreh analisti.

Ka qenë një seancë maratonë ajo dje në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e Metës, që zgjati 9 orë. Në fund kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha vendosi shtyrjen e saj, pas kërkesës së bërë nga juristi i Presidencës, Bledar Dervishaj.  Ky i fundit, kërkoi që me përgjigjet e mbi 70 pyetjeve që Gjykata i bëri Kuvendit, të njihet edhe presidenti Ilir Meta. Kërkesa e tij u pranua nga Gjykata dhe seanca e radhës do të zhvillohet të enjten në orën 10:00.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja