Shkarkimi i Metës/ Ralf Gjoni në Report Tv: Kuvendi mund të mblidhet të martën, nuk marr pjesë në proces farsë! Nëse Basha nuk jep dorëheqjen PD përfundon si LSI

Për deputetin Ralf Gjoni e gjithë kjo përplasje mes Ilir Metës dhe mazhorancës që ka njoftuar shkarkimin e Presidentit, është thjesht një gjë personale mes Ramës e Metës.  Ai thotë se nuk do të merrte pjesë në votim në këtë proces.

"Unë lëviz dhe veproj! Për Metën me duket një lojë qesharake, kalamajsh e Ramës dhe e Metës. Unë e njoh nga afër marrëdhënien mes tyre. Është një marrëdhënie mes 2 shokëve socialistë në andropauzë. Në rrugë jo zyrtare mora vesh që do të mblidhet Parlamenti të martën. Unë jam deputet por nuk kam njoftim zyrtar. Nëse do të kemi seancë të martën do të ishte skandaloze. Nuk i takon këtij parlamenti që të merret me dashurinë e Ramës dhe të Metës. Ne jemi në ikje. Unë nuk marr pjesë në votime farsë. Unë do ta votoja shkarkimin e Presidentit, dhe kjo ska të bëjë me Ilir Metën, vetëm nëse do të gjendej një kauzë e fortë, një shkelje e fortë kushtetuese. Nuk i kemi më asnjë sekondë borxh asnjërit prej këtyre", tha Gjoni në një intervistë në studion e Report Tv.

Për sjelljen e Presidentit ai tha se Ilir Meta e ka thyer çdo rregull etike dhe pati një thirrje për të.

"E kam njohur për burrë ato vite që kam punuar me të. Mendoj se i ka mbetur një fije burrnie. Ilir Meta duhet të japë dorëheqjen se nuk ka çfarë i duhet atij institucioni atje por i duhet Partisë së vet atje", u shpreh deputeti Gjoni, i cili ka ardhur në Kuvend nga listat e LSI-së pasi ajo dorëzoi mandatet në Kuvend.

Gjoni u pyet për reagimin e Partisë Demokratike pas humbjes së zgjedhjeve. Sipas deputetit është qesharake argumentimi se janë vjedhur zgjedhjet.

"Të humbasësh 4 herë, 3 herë në proces dhe 1 herë nuk u fut fare, dhe të dalësh të thuash që më kanë vjedhur zgjedhjet e të mos japësh dorëheqjen për mua është qesharake sepse komisionerët e tu e kanë votuar", vijoi Gjoni.

Sipas Gjonit nëse Lulzim Basha nuk jep dorëheqjen atëherë Partia Demokratike do të përfundojë si LSI në këto zgjedhje.

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje