Ish-kryetari i
KQZ-së, Arben Ristani thotë se ligjërisht PS-ja nuk mund ta shkarkojë Klement Zgurin nga kryesimi i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve. Ristani del në krah të Zgurit, ndërsa akuzon Partinë Socialiste për vendimin e saj.
”Mundet sepse Lidershipi i PS, apo Rama, nuk ka asgjë të pamundur, është një njeri që nuk ka të bëjë me ligjet dhe rregullat e këtij vendi. Kështu që për njerëz të tillë, për një gjendje natyror enë pyll gjithçka mund të ndodhë”, tha Ristani.
Për të treguar paligjshmërinë e shkarkimit, Ristani citon Kodin Zgjedhor që parashikon rastet e largimit të parakohshëm të mandatit të kryetarit të KQZ.
“Kodi Zgjedhorë përcakton që është KQZ që shikon dhe monitoron edhe punën e kryetarit tët tij, dhe në rast se konstatohen shkelje është po KQZ ajo që i drejtohet parlamentit për të nisur procedura të tilla, nuk janë partitë politike. Nga ana ligjore është pamundur.”, deklaroi Ristani.
Arben Ristani
Si Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, Ristani sqaron edhe qëndrimin e demokratëve për të ndaluar shkarkimin.
“Partia Demokratike nuk ka rrugë të tjera përveç atyre ligjore, dhe përveç faktit që është zëdhënëse dhe e interesit publik në këto raste, për ti bërë të ditur publikut dhe ndërkombëtarëve që në Shqipëri nuk zbatohet ligji dh Kushtetuta.”, u shpreh Ristani.
Por a ndikon sjella politike në punën normale të KQZ?
“Të gjitha sjelljet antiligjore ndikojnë në të gjitha institucionet jo vetëm në KQZ. KQZ është një institucion si të gjithë, institucionet e këtij vendi, që ka nevojë të shohë partneritet pro ligjit në të gjithë vendin”, tha Ristani.
Partia Socialiste ka paralajmëruar se në mbledhjen e radhës së parlamentit do të shkarkojë me votën e deputetëve të saj kryetarin e KQZ-së, Klement Zgurin. Kreu aktual u vendos në post pas marrëveshjes mes Ramës dhe Bashës më 18 maj.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
75.8%
-
Jo
20.6%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 2987
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44