TIRANE-20 punonjës të shërbimit diplomatik shqiptar janë shkarkuar, ndërsa të tjerë pritet që të transferohen bazuar te nevojat reale të institucionit. Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj njoftoi nisjen e një reforme për të larguar, sikur tha ai, nga ky shërbim të gjithë ata që janë nuk e meritojnë, pasi janë emëruar në mënyrë klienteliste dhe nepotike, por nuk publikoi emrat e personave që janë shkarkuar.
"Në 77 ditët e punës sime në krye të këtij institucioni kam ngritur një grup pune për cilësinë e burimeve njerëzore të shërbimit diplomatik. Dhe sot kam vendosur që të shkëpus marrëdhënien me një pjesë të punonjësve që nuk përmbushin as kushtet ligjore dhe as kushtet minimale profesionale për kryerjen e kësaj detyre dhe lëre më vizionin e kryeministrit Rama për ta çuar në lartësinë e merituar përfaqësimin ndërkombëtar të Shqipërisë.
Një pjesë tjetër e punonjësve do të transferohen menjëherë për të vepruar sipas nevojave reale të punës dhe jo inercionit të së shkuar. Sfida europiane e Shqipërisë dhe axhenda jonë e kapërcimit të pellgut të ndenjur të së shkuarës nuk përkon kurrsesi me nepotizmin, klientelizmin politik dhe korrupsionin moral në asnjë sektor. Fillimisht se numri i të prekurve nga kjo reformë do të shkojë mbi 20. Shqipëria nuk është e miqve, krushqive dhe kushërinjve, por e të gjithëve" deklaroi ai.
Në një tjetër reagim në rrjetet sociale pak orë pas deklaratës, ai përmes një postimi u shpreh se reforma nuk është 'fshesë', por një investim në ato burime njerëzore që e meritojnë. "Reforma në administratën nuk është «fshesë» por një investim në ato burime njerëzore që meritojnë ta vënë ekselencën e formimit dhe dijes së tyre në shërbim të një përfaqësimi diplomatik patriotik dhe europian" deklaroi ai. Ndërkohë që për të zëvendësuar të shkarkuarit, sikur tha kryeministri Rama dje, Cakaj njoftoi se do të hapet thirrja për studentët ekselentë. Kryeministri Edi Rama paralajmëroi dje se studentët ekselentë do të rekrutohen në shërbimin diplomatik, pasi trupa ka nevojë për një pastrim të thellë nga nepotizmi dhe klientelizmi.
Dhe kush flet, nje individ ardhur ne detyre nga nepotizmi. Hahahaha.
Përgjigjuca ftyre pupupupu rams ka dhe shije me habit si zgjodhi kte korrak
PërgjigjuVendim shumë i drejtë.Unë jam nga Durrësi dhe jam habitur kur mëaova se ishte emëruar konsull në Itali një banor i lagjes time.Ishte emërim skandaloz.I është i paarsimuar dhe krejtësisht i paaftë.E vetmja meritë ishte se u muar me punët e PS në Itali dhe më pas e pa vehten konsull.Nuk po flas për bëmat e tij me emigrantët se ata besoj do ti thonë vetë.
Përgjigjuja paska bo gati listen vjerra ketij palloshit...
PërgjigjuNxirr emrat dhe na trego miq dhe kusherinj te cileve jane. Na trego edhe kur e nga kush jane marre ne pune. Ndryshe njoftimi keshtu nuk ka pike kuptimi, perkundrazi i le shteg hamendesimeve.
Përgjigjumarshalla o patriot sa i zoti qe je bre. vetem para
Përgjigju