Deputetët e pyesin nëse shkarkohet Ardi Veliu, ministri ia kthen me batutë

Në një kohë kur në media po flitet që është shkarkuar nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, çështja është cekur edhe në mbledhjen e Komisionit Parlamentar të Sigurisë, ku është i pranishëm edhe ministri Çuçi.

Deputeti i opozitës, Luan Baçi e ka pyetur nëse shkarkimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë ka ndonjë gjë të vërtetë, Çuçi është përgjigjur "Do e merrni vesh në kohën e duhur, kur ti mbarojë kandili", duke e trajtuar me shaka një çështje kaq të rëndësishme.

Kujtojmë se 100 ditë më parë Kryeministri Rama i vuri 100 ditë afat drejtuesve të polici që që e gjithë struktura të futej në shina.

Në një takim me përfaqësues të Policisë së Shtetit, Rama la 100 ditë afat për të riorganizuar të gjithë strukturën të organizatës dhe vendosur prioritete të qarta.

Kryeministri kërkoi që punonjësit e policisë të përfshirë në afera korruptive, ryshfeti dhe ata oficerë që “luajnë me dy porta”, të largohen nga radhët e uniformave blu dhe të dalin përpara përgjegjësisë penale.

“Keni 110 ditë kohë për ta rivënë të gjithë trupën në angazhim maksimal nga i pari tek i fundit. Asnjë ditë më shumë. Që qytetarët të marrin frymë shumë të lehtësuar duke e parë Policinë e Shtetit në një nivel tjetër. Asnjë shkencë, asnjë shpikje, asnjë luftë me të panjohur, thjesht dhe vetëm gjërat që i dini, gjërat që njerëzit duan si themelin e marrëdhënies me shtetin.

Kjo duhet bërë në respektin e vetes, masës dërrmuese të trupës që është korrekte dhe nuk ka pse t’i paguajë kostot një pjesë që duhet zhdukur nga Policia e Shtetit dhe duhet të shkojë përpara përgjegjësisë. Në çdo qark në 100 ditë duhet të jepen shembuj të qartë, nuk mund të ketë komisarë që luajnë me dy porta dhe ju nuk e keni fare problem as t’i kapni. Ky është një objekt i palëvizshëm në çdo qark”, tha në atë kohë Kryeministri Edi Rama.

Sipas ligjit për Policinë e Shtetit Drejtori i Policisë së Shtetit emërohet nga Këshilli i Ministrave me propozim të ministrit. Ai qëndron në detyrë për një periudhë prej 5 vjetësh me të drejtë riemërimi edhe për një mandat tjetër.

Neni përkatës në ligjin për Policinë e Shtetit

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Trnakop Kacija: 05/10/2021 12:20

    Nese e kane pernjemend me luftu krimin - e Emerojne Edmond Kosemin - po me autorizime te plota me ngarku e shkarki shefa e polic komesariatesh dhe me linje raportimi direkt Ministrit te Pubeve te Brendshme dhe Kryeministrit paralel - i bindur jam per 3 muajt do te shihen ndryshime te thejsuar pozititve.

    Përgjigju
    • Koli: 05/10/2021 15:43

      Po ka njeres te mire dhe prefesionist qe dine ta bejne shumire punen po nuk duan se po te duan per 24 ore e bejne se i dine te gjitha kush bene krime kush vjeth e te gjitha me radhe dhe ardi veliu eshte polic i zoti por nuk duan e ka fain shteti

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion