VLORE - Drejtoresha e filialit të Postës Shqiptare në Vlorë është liruar nga detyra. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Posta Shqiptare përmes një komunikate për shtyp, ku theksohet se lirimi i Ramona Jahos nga detyra është bërë duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit në filialin e Postës së Vlorës.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Postës Shqiptare, në filialin e postës në Vlorë, janë evidentuar shkelje të disa punonjësve të saj.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)