Të tjera lëvizje në Policinë e Shtetit. Burime të Report TV bëjnë me dije se është shkarkuar nga detyra Drejtori i Policisë Shkencore Dritan Zoto.
 
Shkarkimi është firmosur nga kreu i Policisë së Shtetit Haki Çako. Në vend të Dritan Zotos, është emëruar Xhevair Çeloaliaj. Zotos i është komunikuar vetëm shkarkimi ndërsa mbetet mister arsyeja e shkarkimit.
 
Tashmë laboratorin i cili merret me provat kriminalistike do ta drejtojë Çeloaliaj. Ndërkohë furtunës së largimeve nuk i ka shpëtuar as Drejtori i Kufirit dhe Migracionit të Durrësit. Boke Budini është shkarkuar si kreu i kufirit në Durrës dhe në vend të tij është emëruar Lindita Nushi.

Shkak i këtij shkarkimi mësohet se janë disa sasi droge që kanë kaluar nga porti I Durrësit drejt Italisë dhe nuk janë zbuluar. Më konkretisht bëhet fjalë për sasinë prej 10 ton droge të zbuluar pak kohë më parë nga Policia Italiane.

 Ky është ndryshimi i 30-të që bëhet brenda pak ditësh në Policinë e Shtetit.
 
Më herët janë larguar 10 drejtorë qaqresh si dhe 29 drejtues të tjerë, kryesisht shefat e hetimit të krimit si dhe shefat e kufirit.
 
Të tjera ndryshime pritet të bëhen edhe në ditët në vijim, ku do të preken disa shefa komisariatesh, por edhe drejtues të tjerë të policisë nëpër rrethe.
dritan zoto
( Ish Drejtori i Policisë Shkencore Dritan Zoto)
 
xhavahir
(I emëruar Xhevahir Çeloaliaj) 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com