VKM/ Altin Basha shkarkohet nga posti i drejtorit të Teatrit Kombëtar, dyshohet se abuzoi me fondet! Për Report Tv: S’kam asgjë për të thënë! Komandohet i riu

Altin Basha u shkarkua këtë të enjte, 9 janar, nga detyra e drejtorit të Teatrit Kombëtar, me vendim të Këshillit të Ministrave.  Ai dyshohet se ka abuzuar me fondet e teatrit, dhe më konkretisht bëhet fjalë me kostumet e shfaqjes “Vojçek”. Basha ia kishte besuar kostumet bashkëshortes së tij Ilirjana, e cila i siguronte kostumet me kosto më të lartë.

Skandali u publikua në një emision investigativ dhe verifikimet nisën më 23 dhjetor 2024 nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit e cila kishte ngritur një grup të posaçëm për të vërtetuar të gjitha pretendimet e ngritura.

"Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka ndjekur me vëmendje, sikurse me shqetësim, zhvillimet e fundit mbi kronikat e transmetuara nga një emision investigativ lidhur me menaxhimin në Teatrin Kombëtar. 

Për të garantuar transparencën dhe përgjegjshmërinë institucionale, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, më datë 23.12.2024 ka urdhëruar ngritjen e një grupi pune për të inspektuar situatën dhe aludimet e ngritura lidhur me disa aspekte të produksionit në Teatrin Kombëtar. Pas shqyrtimit me detaje të të gjithë dokumentacionit dhe fakteve të raportuara, do të vlerësohet përputhshmëria dhe do të merren masat ligjore të nevojshme", thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Interesit të Report Tv për një reagim, ai iu përgjigj se për momentin nuk kishte asgjë për të thënë, ndërsa ende nuk ka një reagim zyrtar as nga Ministria e Kulturës.

Altin Basha u emërua në krye të Teatrit Kombëtar në dhjetor të 2022 ku zëvendësoi Hervin Çulin, ndërsa më parë ka qenë administrator i Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit njoftoi emërimin e Indrit Çobanit si drejtor komandues, deri në përzgjedhjen nëpërmjet garës së drejtorit të ri.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:27
MEKI reagon për lirimin e Bashës, komandohet përkohësisht regjisori Indrit Çobani: Do çelet procesi i përzgjedhjes së kreut të ri të Teatrit Kombëtar

Indrit Çobani, drejtori i përkohshëm i Teatrit Kombëtar

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit konfirmon shkarkimin nga Këshilli i Ministrave të drejtorit të Teatrit Kombëtar, Altin Basha dhe njofton zëvendësimin e tij me një drejtues të përkohshëm, deri në përzgjedhjen nëpërmjet garës së drejtorit të ri.

“Me propozimin e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave liroi nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Teatrit Kombëtar, Altin Basha. Pas këtij lirimi MEKI do të çelë një proces përzgjedhjeje për drejtues të ri të TK”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Ndryshimi theksohet se ‘synon në përmirësimin e nivelit drejtues dhe të cilësisë së mirëmenaxhimit ekonomiko-financiar dhe administrativ, rritjen e transparencës institucionale dhe sjelljen e një fryme të re komunikimi publik dhe bashkëpunimi ndaj komunitetit artistik e profesional’.

Me zbardhjen e vendimit, MEKI konfirmon se do të komandojë si drejtues të përkohshëm aktorin dhe regjisorin Indrit Çobanin.

Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • visi: 09/01/2025 17:04

    Kudo që ka punuar ky ndyrësirë hajdut ka qenë.

    Përgjigju
  • Tao: 09/01/2025 15:08

    Kush i ka rezistuar lekut aman qe t'i rezistoje regjisori?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)