Shkarkohet nga posti i drejtorit të Përgjithshëm Gledis Nano! Ministri: Nuk realizoi objektivat! Komandohet Tonin Vocaj

TIRANË- Tashmë është zyrtare! Gledis Nano nuk do të jetë më Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Ai është shkarkuar këtë të mërkurë me vendim të qeverisë, me argumentin se nuk i ka realizuar objektivat. Në vendin e tij, deri në emërimin e një drejtori të ri, do të jetë i komanduar nëndrejtori, Tonin Vocaj.

“Lidhet me mos përmbushje të objektivat në lidhje me drejtorin e përgjithshëm të policisë, me situatën e krijuar në muajt e fundit, situatë që kërkon një reagim më të fortë dhe një menaxhim më efikas të policisë së shtetit, Për momentin detyrat do i nënshtrojë drejtori i Policisë. Puna do jetë e gjithanshme, ngjarjet e ndodhur kanë qenë arsyeja se policia kërkon një reagim dhe një menaxhim më efikas”, tha ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi. 

Ngjarjet kriminale të ndodhur së fundi, Çuçi bën përgjegjës vetëm drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit duke përjashtuar çdo mundësi për një largim mundshëm të tij. Për Çuçin, shkarkimi i Nanos është i mjaftueshëm që Policia e Shtetit të ketë një reagim më të fortë në luftën kundër krimit.

“Ka shkallë përgjegjësie deri tani, qeveria ka menduar që ndryshimi i menaxhimit nëpërmjet shkarkimit të Nanos është një masë efikase për të pasur një reagim më të fortë në luftën kundër krimit”, tha Çuçi në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Gledis Nano u përfol fillimisht se kishte dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Policisë së Shtetit. Pas lajmeve që qarkulluan, Nano deklaroi për Report Tv se ai nuk ka dhënë dorëheqjen dhe as nuk kishte një vendim për t’u larguar, mirëpo mesa duket qeveria ka marrë vendimin për shkarkimin e tij këtë të mërkurë.

Ish drejtori Nano nuk ka dhënë ende ndonjë reagim për shkarkimin e sotëm nga detyra. Ai është një nga drejtuesit më afatshkurtër në detyrë.

1661933851_mbledhjeqeverie.jpg

Foto nga mbledhja e Qeverisë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:27
FOTOLAJM/ Vetëm 10 muaj në post, Gledis Nano largohet nga zyra si drejtor i Përgjithshëm i policisë! Përshëndet mediat i qeshur

1661956093_6400bae5193df8e53c3c91a6943b4123b537.jpg

Vetëm 10 muaj zgjati post drejtues i policisë së shtetit nga Gledis Nano. Shkarkimi i tij u lajmërua nga ministri Bledi Çuçi ditën e sotme. Në mesditë, ai ka lënë ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme, duke ecur krenar dhe i qeshur përballë kamerave të gazetarëve.

Ora 10:20
Kush është Gledis Nano, nga karriera e suksesshme si kreu i Anti-Terrorit te drejtor i Policisë së Shtetit për vetëm 10 muaj

1661779873_NANO.jpg

Gledis Nano ka qenë pjesë e bluve prej shumë vitesh, ndërsa ka mbajtur detyra të rëndësishme, pavarësisht se është kujdesur për një profil të ulët publik. Që prej 17 shkurtit 2016 ka qenë në krye të Drejtorisë së Antiterrorit, ndërsa ka rënë disa herë në sy për çështje tejet delikate. Gledis Nano, si pjesë e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, por jo si drejtues, është kujdesur për njërën prej dosjeve më të bujshme të viteve të fundit, atë të “imamëve” që u arrestuan dhe dënuan për terrorizëm, në vitin 2003. Kjo ngjarje ka pasur jehonë në atë kohë dhe i dha ngritje të lartë Nanos. Një tjetër dosje e rëndësishme që Gledis Nano ka hetuar ka qenë ajo e celulës terroriste të qeverisë iraniane, të cilët kishin planifikuar një sulm ndaj lëvizjes opozitare që jetojnë në Shqipëri, në vitin 2019. E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, Nano ka udhëhequr riatdhesimin e shqiptarëve nga kampet famëkeqe të Sirisë, operacione që kanë pasur nivel të lartë vështirësie. Puna e kryer si drejtues i Antiterrorit, i rriti kredencialet Gledis Nanos edhe në sytë e amerikaëve, të cilët nuk kanë hezituar ta vlerësojnë. Ai ka pasur bashkëpunim të ngushtë gjatë ushtrimit të detyrës me selinë pranë rrugës së Elbasanit. Ai u emërua si Drejtor i Përgjithshëm në 6 tetor 2021 pas dorëheqjes së Ardi Veliut dhe e ka mbajtur këtë detyrë për vetëm 10 muaj. 

Ora 10:16
Qeveria liron nga detyra Ardi Veliun! Dallëndyshe Bici ikën nga 'Mbrojtja', rikthehet në krye të IKMT-së

TIRANË- Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për lirimin nga detyra të dy zëvendësministrave. Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku deklaroi se qeveria ka miratuar vendimin për lirimin nga detyra të zëvendësministres së Mbrojtjes, Dallëndyshe Bici, si dhe zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Ardi Veliu.

Teksa vlerësoi kontributin e tyre të deritanishëm, Balluku bëri të ditur se do të ketë për ta detyra të rëndësishme në ditët në vijim, në bazë të eksperiencës që kanë në pozicione kyçe të nevojshme.

“Lirimi nga detyra i zv. ministrit të Infrastrukturës Ardi Veliu dhe lirimi nga detyra i zv ministres së Mbrojtjes Dallëndyshe Bici. Do kenë detyra të reja në vijim”.- tha Balluku. 

Pas shkarkimit si zv.ministre e Mbrojtjes, Report Tv mëson Bici është rikthyer në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT). Ajo pason në këtë post Ajet Zyberin.

Dallëndyshe Bici prej 5 majit 2021 ishte zëvendësministër i Mbrojtjes. Përpara se të merrte postin si zëvendësministre e Mbrojtjes, ka mbajtur pozicione të rëndësishme drejtuese si ai i drejtoreshës në Drejtorinë e Inspektimit Juridik, në Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar dhe atë të kryeinspektores në Institutin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

Nga ana tjetër, Ardi Veliu u emërua në detyrën e zv/ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë në nëntor 2021, teksa nuk dihet nëse do të emërohet në një detyrë tjerë.

1661933813_bici.jpg

Dallëndyshe Bici dhe Ardi Veliu
Ora 10:07
A keni përgjegjësi për situatën e kriminalitetit? Ministri: Shkarkimi i Nanos, masë efikase për reagim të fortë të policisë

 

Ministri Bledi Çuçi i pyetur nëse është ‘zgjidhja’ shkarkimi i Gledis Nanos për aq kohë sa përgjegjësi duhet të mbajë edhe vetë ministri për drejtimin e policisë së shtetit, ministri u përgjigj se shkarkimi i tij është një masë efikase për një reagim të fortë të policisë. Pra, Çuçi ka bërë përgjegjës ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano për situatën e kriminalitetit në vend.

‘Pa diskutim, ka shkallë përgjegjësie, deri tani Këshilli i Ministriave, Qeveria ka menduar që ndryshimi i menaxhimit nëpërmjet shkarkimit të tij është masë efikase për të pasur një reagim më të fortë  të policisë në luftën kundër krimit. ‘- tha Çuçi.

B.K./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BENI: 02/09/2022 01:36

    DALLENDYSHE BICI MIRE BERI QE U KTHYE TEK I.K.M.T,,,,,,SEPSE KA LENE PA PRISHUR 10 .000 PALLATE DHE SHTEPI CECENESH NE BREGDET DHE KUDO NE SHQIPERI....

    Përgjigju
  • dada: 01/09/2022 14:12

    Po na dole Frikacak more NAno

    Përgjigju
  • Dori: 01/09/2022 10:45

    I pari qe duhet te shkarkohet esht ministri

    Përgjigju
  • Ben: 01/09/2022 06:32

    I vetmi minister qe e reformoje policine ishte Saimir Tahiri.Ketij ja futen kot fare,dhe jeta vazhdon.

    Përgjigju
  • Iris: 01/09/2022 00:39

    Vetem krimi nuk njeh //realizim objektivash//.Motivacioni i shkarkimit eshte qesharak,te kujton grupet ne ekonomi e nafte qe u eliminuan nga Xhaxhi per pak a shume te njejtat arsye,plus sabotim.Megjithse gjyqesori eshte i ndare nga ekzekutivi,do te doja te dija nese shteti ka per te treguar te njejtin zell per shkarkime ndaj njerezve te drejtesise te cilet me vendimet e tyre,duke ulur denime,liruar kriminele ende pa u arrestuar mire,apo duke i derguar ne shtepi //me raport//,kane ndikuar ne nivelin e kriminalitetit ne vend dhe indirekt dhe ne pasojat qe po duken ne polici.

    Përgjigju
  • Prena: 31/08/2022 21:38

    ‘Zhdukja’ e Visit, kapja e Lamit dhe marrja ne pyetje e tij drejtperdrejte ne momentin e kapjes dhe pa e dorezuar ne burg nga Nano dhe e incizuar per 2 ore e 15 minuta, zgjimi nga gjumi i Cucit pak ore mbrapa me objektivat e pa arritur, mos dorezimi i Lamit ne Spak, kundershtimet e hapura e te pa publikuara te te gjithe ambasadave, ardhja e rames jashte dhe anullimi i fluturimit direkt slloveni serbi i KM, injorimi dhe anullimi i Kimetes per takimin e sotem paradite me KM, hapja e diskutimit te basteve ‘online’ , komandimi i Vocit dule e pasur emrin ne incizimin e Lamit………………… etj. Mendojeni pak …. Dhe bejne kurban nje njeri qe kurre nuk u pajtua dhe nuk beri kompromis me felliqesine

    Përgjigju
  • Genti: 31/08/2022 19:30

    Zagoll kabello dhiari qimekuq si leshi karit

    Përgjigju
  • Haxhiu: 31/08/2022 17:47

    Toninin e hoqi gledisi te paafte spiun dallaverexhi ky e komandon a kane ik per lesh

    Përgjigju
  • Likja: 31/08/2022 16:46

    Po mire qe i zune vendit o drejtor po do kapesh ndonje band ne vlore qe jane te gjithe me arme dhe vrasin dhe su thote gje njeri ti i di mire vrasjet ne vlore se ke shume iformacjon se ke miqte atje se jane shume te vrare dhe te zhdukur dhe policie vlores idi dhe si kap se u mere leket te shohim cfare do besh se ky e ndriti po ti je ujku vjeter

    Përgjigju
  • Miri: 31/08/2022 16:22

    Ore mire qe u shkarkua. Po ku eshte akti i shkarkimit? A u botua a jo a? Apo varja. Hakde shtet leshi hajde.

    Përgjigju
    • Miri: 31/08/2022 17:39

      Jo mo re! Pra, si te thuash Gledisi e ka bere ate pune pa lejen e qeverise sone? Na ka tradhetuar te amerikani???

    • UKU MOMLIT: 31/08/2022 16:38

      O Miri,akti i shkarkimit eshte akt i "klasifikuar" sepse Ervis Martinaj u eshte dorzuar amerikaneve nga Gledis Nanaj,keshtu flasin "gojet e liga" neper mëhallen tone. Kur qenit i vjen ngordhja shkon e pshurr ne derë te xhamise or mik.....keshtu thuhet nga ne populli nëmur....

  • Nik: 31/08/2022 14:49

    Nano nuk nryshonte dot gje ne policin e shtetit,i kishte duart e lidhura as nje emerim sbente dot e jo me te shkarkonte shefat e inkriminuar te policise,

    Përgjigju
  • Nik: 31/08/2022 12:46

    dmth, keto muajt e fundit eshte krijuar situata, se me perpara ishte mire. Asnje lloj pergjegjesie. S'ka rendesi qe aktivitetet kriminale kane me vite qe forcohen edhe qarkullojne, te keto muajt e fundit u prish situata. Gledis, me mire qe ike.

    Përgjigju
  • Tirona: 31/08/2022 12:28

    Që ky ven sbohet mo kjo dihet. Blend Çiçi sja ka haberin fare policis e shtetit. Un se di dmth por të vesh në krye të policisë kryekriminelin me uniformë Tonin Vocaj ky ësht kulmi. Tonin pjesë e bandës Kuliçaj,rrumbullaku,dollapi... A e di Blend Çiçi që Tonin Vocaj dorzon çdo informacion te organizara kriminale "çiftelia" degë e grupit më të fuqishëm kriminal që ka SELINË aty ku ka pas nejt Lul Basha....

    Përgjigju
    • Mushka pa dru: 31/08/2022 14:54

      Pranaj e kan vu ket lale qe te coj uji dhe tek sala,prandaj ikin njerzit jashte se shohin nga keto gjera hipokrizi totale

    • Shuli: 31/08/2022 14:51

      Normal o tirona akoma se ke kuptuar ti qe jane bashke keta leri ca shajne njeri tjetrin ne tv

  • Bilo pilafi: 31/08/2022 12:18

    Objektivat realizohen se pari me rrogat e punonjesve te policise. Pas bosnjes kemi policine me te keqpaguar. Se dyti. Ligji i gradave. Besoj duhet te jemi i vetmi vend ne bote me 5 grada drejtuese,(drejtues, drejtues i pare, drejtues madhor, drejtues i larte e drejtues i pergjithshem) e vetem 3 menaxhuese e pastaj vetem 1 zbatuese. E keni kthyer piramiden me koke poshte. Se treti. Kodi i punes qe normon edhe punen e policise eshte i pari qe shkelet me te dyja kembe, orare pa fund, etj etj. Se katerti. Mentaliteti juaj per "shkarkim" eshte vetem rickiklim. Hiq nga ketu e vendose atje. Po te njejtat fytyra qe vetem riciklohen qe gjoja jane "shkarkuar". Ne 1 janar tha zoti Minister qe do ngrihen rrogat, do paguhet largesia, etj. E shtyte me 1 korrik, Zoti e di se kur. Etj. Etj.

    Përgjigju
  • Emigranti: 31/08/2022 12:09

    Bastet ..Ervis Martinaj edhe dallaveret qe ua nxori Amerika nuk pertypeshin kollaj nga pushtetaret e korruptuar prej 30 vitesh. Hoqen Gledis Nanon para se ti fuste brenda dhe emeruan njeriun e tyre. Pse nuk ndihen pushtetaret e tjere? Opozita? Sepse te gjithe hane ne nje tepsi. Nuk behet me ai vend. Tre dite do behet zhurme pastaj do harroet.. Nje pershendetje edhe per suflaqexhinjte.

    Përgjigju
  • Meno: 31/08/2022 12:03

    Hajt se te gjitha po i beni ne sy te amerikaneve. Kujtoni se jeni te pa mposhtur o bq. Shume shpejt do ju vij dhe juve karta e zeze amerikane.

    Përgjigju
  • Papa: 31/08/2022 12:00

    eshte e qarte se pse nuk e ka dhene dorehqejen ish drejtori, dhe eshte e qarte se pse eshte shkarkuar. Ministri eshte diarre qe syte i shohin vetem para, keshtu ka qene kahera qekur punonte me ojq. Shqiperia dhe Tirana akoma me teper, jane vende te vogla sepse nje grusht njerez kemi mbetur, dhe ne i njohim dhe i dime se kush eshte kush, dhe kush ben cfare. Pajtimi i KM me vendimin e mistrit tregon linjen qe mbeshtet edhe vete KM.

    Përgjigju
  • Albfire: 31/08/2022 11:54

    Z. Minister duhet te na sqaroje kush kane qene “objektivat”. Apo thjesht u gjet drejtori i policise si nje valvul shkarkimi per paaftesine e tij?

    Përgjigju
  • Dea: 31/08/2022 11:40

    O shtet plehre. O Cuci o minister i korruptuar nga koka te kembet. E hoqet Nanon se donte te bente policine shembull, por s te interesonte ty dhe shtetit qe ti perfaqson. Normal, ti je ai qe ha e pi gjithe diten me kriminele , eshte normale qe Nano s do i realizonte objektivat. Ato objektiva i mbron ti

    Përgjigju
  • VLORA: 31/08/2022 11:08

    Skandal! Nje I pa koruptuar nuk ka vend ketu! Ky vend nuk ka per tu ber kurse. Duan nivelin e tyre

    Përgjigju
  • Endri: 31/08/2022 11:02

    O çuçi je zari dajtit ti duhesh shkarku bq

    Përgjigju
  • AltinTop: 31/08/2022 10:52

    Dy drejtore te shkarkuar brenda disa muajsh…dhe shum drejtore rrethesh te levizur sa ktu atje… Shteti eshte bere 1 me korrupsionin dhe krimin..prandaj nuk gjejne dot zgjidhje.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 31/08/2022 10:49

    Skena dhe prapaskena te korrupsionit e krimit te xhunglës shqiptare......

    Përgjigju
  • Turi: 31/08/2022 10:36

    Ndryshimet jane pozitive.

    Përgjigju
    • Ariu: 31/08/2022 15:02

      Doppio pite me mish, futjaaa. Ptu sufllaxhi i ndyrë

    • beni: 31/08/2022 10:41

      Edhe sufllaqja eshte shume e shijshme

  • Anonim: 31/08/2022 10:33

    Ti je per tu shkarkuar jo gledis nano ****

    Përgjigju
  • Erjon buzali: 31/08/2022 10:29

    Po me mjekrren si do shkoje valle. Tani ja lyen filjola

    Përgjigju
  • Tutu: 31/08/2022 10:03

    O te pafytyre qe nuk duroni dot asnje te ndershem… prape grupit Çiftelia ja dorzuat rendin ..!!

    Përgjigju
    • meti: 31/08/2022 17:28

      ka ngel me kthy edhe gon kulicin dhe plotesohet grupi ciftelia

    • Durrsak: 31/08/2022 11:19

      Turp !! Turp !! Te vendoset prap grupi çiftelia ne krye te policis shtetit. Bravo ju lumte. A e dini sa sacialist kan shkarkuar ky grup ?.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë