Shkarkohet kryeprokurori i Bullgarisë

Shkarkohet kryeprokurori i Bullgarisë

Ivan Geshev

Presidenti bullgar Rumen Radev shkarkoi Prokurorin e Përgjithshëm Ivan Geshev më 15 qershor, në gjysmë të mandatit të tij shtatëvjeçar, pas zhgënjimit dhe thirrjeve të vazhdueshme vendore dhe ndërkombëtare se Geshev ka dështuar të trajtojë korrupsionin.

Radev nënshkroi një dekret për shkarkimin e Geshev tre ditë pasi Këshilli i Lartë Gjyqësor i Bullgarisë (SJC) votoi për ta rrëzuar atë pas muajsh intrigash politike, të cilat përfshinin një sulm të supozuar me bombë kundër tij.

Geshev, 52 vjeç, u emërua për një mandat shtatëvjeçar në vitin 2019 me kompetenca gjithëpërfshirëse për të mbikëqyrur punën e të gjithë prokurorëve.

Por, emërimi i tij nxiti reagime të ashpra nga njerëzit që e akuzuan atë për mbrojtjen e politikanëve të korruptuar, oligarkëve dhe krerëve mafias, të cilët nuk u sollën kurrë para drejtësisë.

Shtetet e Bashkuara dhe Britania në muajin shkurt të këtij viti sanksionuan disa individë bullgarë për korrupsion në atë që disa ekspertë e interpretuan si zhgënjim në rritje në Uashington dhe Londër për dështimin e Geshev për të goditur njerëzit e fuqishëm të përfshirë në korrupsion.

Geshev fillimisht gëzonte mbështetjen e SJC-së, e cila është përgjegjëse për të gjitha emërimet në gjyqësor, por mbështetja e këshillit u zhduk pasi Geshev më 15 maj në një konferencë shtypi iu referua ligjvënësve si "plehra politike".

Votimi i SJC-së erdhi pasi qeveria e re e koalicionit në Bullgari e kishte bërë prioritet largimin e Geshev.

Bullgaria renditet dobët për sa i përket perceptimit të korrupsionit brenda Bashkimit Evropian, sipas Transparency International.

Më 12 qershor, Këshilli i Lartë Gjyqësor i Bullgarisë votoi për shkarkimin e Geshevit pas një periudhe intrigash politike, duke përfshirë një incident të supozuar me bombë që synonte prokurorin.

Menjëherë pas vendimit të këshillit, Ivan Geshev, 52 vjeç, kritikoi ashpër rezultatin dhe bëri përgjegjës ish-kryeministrin Bojko Borisov dhe manjatin me ndikim të biznesit Delyan Peevski për shkarkimin e tij./REL

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë