Gugash Magani nuk do të jetë më trajneri i ekipit të Teutës së Durrësit për fazën e dytë, pasi është shkarkuar nga drejtuesit e ekipit.
Vendimi është marrë për shkak të ndryshimeve të fundit në shoqërinë aksionare të klubit durrsak, me afrimin e Gea Sport.
Pasuesi i Gugash Maganit do të jetë trajneri italian Roberto Sorrentino. Tekniku i ri durrsak ka qenë bashkëpunëtor i Giovanni Trapatonit te Juventus në edicionet 1991-1995. Magani më shumë se projekti italian duket se është larguar pas dy humbjeve të fundit në kampionat përballë ekipit të Kastriotit dhe Partizanit që djeg shumë.
Megjithatë Teuta mbetet në vendin e dytë në renditje pas ekipit të Skënderbeut duke bërë një edicion shumë të mirë deri tani.
Magani do të do të paguhet nga klubi durrsak në bazë të kontratës së nënshkruar nga palët. Ardhja e trajnerit italian tregon edhe synimet e qarta të ekipit të Teutës që synon kampionatin me cdo kusht këtë edicion, pritet merkato cilësore.
/Shqiptarja.com