Shkarkohet nga detyra drejtori i kompanisë shtetërore të prodhimit të naftës Albpetrol, Dritan Spahiu.

Lajmi është konfirmuar nga ministria e Energjitikës, teksa njoftohet se në vend të tij është emëruar drejtorja e re Eriola Muka.

Ende nuk dihen arsyet e shkarkimit të Spahiut i cili drejtonte Abpetrolin që prej muajit mars të këtij viti, post që më herët mbahej nga Kastriot Bejtaj.

Lajmi në përditësim...