BRAZIL - Mano Menezes, trajneri i kombëtares së Brazilit, është shkarkuar. Lajmi u njoftua nga Konfederata Kombëtare e Futbollit në Brazil.

Shkarkimi i Menezesit vjen kur kombi i ‘çmendur’ pas futbollit, do të mirëpresë Kampionatin Botëror 2014, të cilin dëshiron të fitojë me patjetër.

Menezes, u emërua si trajner i Brazilit në vitin 2010, ai ka marrë kritika se ka dështuar në udhëheqjen e Brazilit në marrjen e medaljes së parë të artë në Lojërat Olimpike Londër 2012 dhe për eliminimin e ekipit kombëtar nga Kampionati Copa America në vitin 2011

Drejtori i Konfederates Kombëtare të Futbollit Brazilian, Andres Sanchez ka bërë me dije se trajneri i ri, i pesë herë kampionëve të botës do të emërohet në janar.


(b.m/ahqiptarja.com)