Wolves shkarkuan pak ditë më parë Bruno Lage, vetëm shtatë javë nga nisja e Premier League. Tanimë skuadra angleze është në kërkim të një tjetër emri, me Lopetegiu që refuzoi të ulej në stolin e "Ujqërve". Tanimë në Angli mediet tregojnë se pasuesi i Lage do jetë Nuno Espirito Santo.
Portugezi është drejt një rikthimi te Wolves. Nga sezoni 2017 e deri në majin e 2021 trajneri drejtoi Wolves, derisa u shkarkua dhe më pas u bashkua me Tottenham, teksa në Londër aventura me Spurs zgjati vetëm 17 javë. Tanimë si trajner në Arabinë Saudite me Al-Ittihad, 47 vjeçari është kontaktuar për një rikthim. Me gjashtë pikë pas nëntë javësh, Wolves qëndron në vendin e 18 në Premier League.