Shkatërrimi i afreskave të Onufrit,
denoncimi te revista “Archaeology”

Shkatërrimi i afreskave të Onufrit, <br />denoncimi te revista “Archaeology”
Revista e famshme amerikane “Archaeology” e botuar nga Instituti Amerikan i Arkeologjise, ka botuar në numrin e Prill/majit një artikull mbi dëmtimin e afreskave të famshme të Onufrit. Kjo reviste me mbi 3 milion kopje, më e madhja në botë, i dedikon një shkrim problemit të demtimit të kishës se Valshit si dhe humbjes së madhe që ky dëmtim i solli kulturës shqiptare.

Një revistë me shumë ndikim në qarqet universitare dhe intelektuale amerikane dhe europiane denoncimi i vjedhjeve të Onufrit nga kjo revistë e bën këtë lajm tashmë prezent në nivele të larta shkencore të trashëgimisë kulturore botërore.

Afreska e Onufrit - thotë kjo revistë e famshme u dëmtuan dy herë në kapercyellin e vitit të ri si dhe javën e parë të vitit 2013 duke treguar qartë neglizhencën shtetërore mbi këtë pasuri të jashtëzakonshme të artit kishtar në shqipëri.

E denoncuar nga dy ekspertë të trashëgimisë kulturore shqiptare: deputeti Auron Tare dhe arkitekti Artan Shkreli kjo vedhje u kthye në një debat të ashpër në median dhe publikun shqiptar duke treguar qartë paaftësinë e madhe shtetërore për të ruajtur pasurinë kulturore shqiptare. Forumi i trashëgimisë dhe zëra të tjerë nga bota intelektuale kërkuan edhe dorëheqjen e Ministrit të Kulturës Bumçi.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 16.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset