TIRANE- Varrezat ekzistuese mund të prishen vetëm pas 15 vjetësh. Sipas ligjit të ri të depozituar në Kuvend, parashikohet se në rastet kur në varreza ka një interes kombëtar, mund të miratohet vendimi për prishjen e tyre. Por prisha e varrezave mund të bëhet vetëm 15 vjet pasi është miratuar vendimi dhe këto toka mund të përdoren vetëm për kullota.

“Toka e një varreze, për të cilën është vendosur prishja, nuk destinohet për përdorim tjetër pa kaluar 15 vjet nga varrimi i fundit që bëhet në të. Gjatë kësaj periudhe, kjo varrezë mbetet nën mbikëqyrjen e bashkisë ose komunës, e cila organizon mirëmbajtjen e saj”,-thuhet në ligj.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)