SHKUP - Policia maqedonase ka shkatërruar një grup shqiptaro-maqedonas që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike. Sipas ministrisë së Punëve të Brendshme maqedonase janë sekuestruar 23 kilogram marijuanë, gjatë operacionit “Rrjeta”.
Sipas autoriteteve në Shkup janë arrestuar 7 persona, të cilët kanë tentuar që lëndën narkotike t’a transportojnë nga Shqipëria për në Maqedoni, më pastaj për në tregjet narkotike në Evropë. Vlera e lëndës së sekuestruar, kap shifrën e 70 mijë eurove. Në pranga kanë përfunduar 4 shtetas maqedonas dhe 3 kroatatë ndërsa dy shtetas të tjerë shqiptarë janë në kërkim nga autoritetet e Shkupit.
"Gjatë paketimit të saj ka marrë pjesë edhe një shtetas i Kroacisë, i cili bashkë me një të dyshuar nga Maqedonia kanë siguruar mjete për paketimin e drogës me qëllim fshehjen më të lehtë të saj në makinë. Me ndihmën e një anëtari nga Maqedonia, marihuanën e kanë kaluar në territorin e Maqedonisë përkatësisht në rrethinën e Dibrës, me ç’rast pas një marrëveshjeje me organizatorin e grupit kanë luajtur edhe rolin e ndërmjetësuesve. Të dyshuarit kanë realizuar disa takime, ku pas instruksioneve të marra, transportuesi së bashku me njërin shtetas kroatë janë nisur në drejtim të Dibrës me makinë me targa kroate”, tha Gordana Jankullovska, Ministre e Brendshme e maqedonisë.
Deri më tani, në kuadër të operacionit ‘Rrjeta’, janë arrestuar 80 persona si dhe janë sekuestruar gjysmë ton lëndë narkotike, të llojeve të ndryshme.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com