Policia greke ka shkatërruar një rrjet të madh të trafikut të drogës nga Shqipëria në Greqi. Në operacione të zhvilluara kryesisht në gadishullin e Eubesë, por edhe në zona të tjera të Greqisë kontinentale, janë arrestuar gjithsej 11 shtetas shqiptarë, tre prej të cilëve ndodhen faktikisht në burgjet greke, ku vuajnë dënime për akuza të ndryshme. Të arrestuarit janë 9 meshkuj dhe dy femra, të moshës nga 25 deri 51 vjeç.
Dosja e procesit përmban akuza për gjithsej 49 persona, shumica e të cilëve shqiptarë. Qëllimi i organizatës kriminale ishte importimi i sasive të mëdha të drogës nga Shqipëria, kryesisht kanabis dhe kokainë, që më pas e trafikonin në territorin grek, duke nxjerrë fitime të konsiderueshme financiare.
Sipas policisë greke, arrestimet u arritën pas një hetimi që zgjati disa muaj, duke shfrytëzuar gjithë teknologjinë moderne që disponon shërbimi kundër drogës dhe shërbime të tjera të policisë. Hetimet kanë rezultuar se organizata kriminale e kishte filluar aktivitetin e vet, të paktën që nga korriku 2013 dhe fillimisht përbëhej nga 5 persona që tashmë ndodhen në listën e të arrestuarve.
/Shqiptarja.com

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
(g.f/shqiptarja.com)