Policia helene ka shkatërruar një grup kriminal shqiptaro-grek ndërsa ka vënë në pranga 4 persona, tre shqiptarë një një shtetase grek. Nga hetimet e departamentit të Narkotikëve, këta persona kanë trafikuar sasi të mëdha të drogës (të llojit kokainë) në ishullin e Rodhosit për turistët.
 
Në pranga kanë rënë tre shtetas shqiptarë të moshës 22, 26 dhe 28 vjeç, kanë të bëjnë me njëri-tjetrin, dhe një greke e  moshës 37 vjeçe. Mbi të arrestuarit rëndojnë akuza për pjesëmarrje në organizatë kriminale, trafik droge, pastrimi parash dhe  qëndrimit të paligjshëm.  Arrestimet u bënë pas një hetimi dy mujor të policisë greke.
 
Nga hetimet rezultoi se 28-vjeçari shqiptar ishte “koka” e grupit, ndërsa 2 shqiptarët e tjerë ishin ata që bënin furnizimin me lëndë narkotike në sasi të mëdha për përdoruesit e drogës. Ndërsa 37-vjeçarja greke, balerinë e vjetër, gjente blerësit, kryesisht turistë. Në 3 muajt e fundit ajo ka bërë të paktën 50 shitje me 70 gram kokainë për dozë.
 
Gjatë kontrollit në banesën e tyre policia ka gjetur 152.4 gram kokainë, një thikë, pesë telefona celular,  800 euro, katër karta bankare si dhe vegla për paketimin e kokainës.

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)