Dhunë ndaj efektivëve të Policisë, ku mbetën të plagosur të paktën 5 punonjës. Domate, tymuese, kapsolla, flakadanë, gurë në drejtim të policëve dhe Kryeministrisë.

Bojë nëpër rrugë, rrëmujë, djege e një makine, mbeturina në rrugë. Kjo ishte protesta e sotme e opozitës

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:35
'Vend ngjarje, mos kalo!', policia rrethon zonën ku u ushtrua dhunë gjatë protestës së opozitës



Pas largimit të protestuesve drejt selisë së PD-së ku u bë edhe mbyllja nga Lulzim Basha, Policia e Shtetit ka rrethuar zonën me shirita të verdhë që përdoren në vend ngjarje për incidente të ndryshme.

Në këtë protestë nuk mungoi edhe dhuna ku protestuesit kanë hedhur kapsolle dhe sende të forta ndaj policisë.  Si prova materiale policia po vëzhgon mbetjet që lanë protestuesit.