‘Shkatërrimi i bujqësisë’, Meta: Shpëtimi, detyrë mbarëkombëtare! Të ndalim braktisjen e krahinave të Shqipërisë

‘Shkatërrimi i bujqësisë’, Meta: Shpëtimi, detyrë mbarëkombëtare! Të ndalim braktisjen e krahinave të Shqipërisë

Foto ilustruese

Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me situatën e disfavorshme në të cilën ndodhen bujqësia, blegtoria dhe argotizmi, si pasojë e rritjes së çminimeve. Meta shkruan se po shkatërrohet investimet kurajoze në bujqësi dhe krahinat e bukura të Shqipërisë po braktisen çdo ditë e më shumë nga fermerët, të cilët kërkojnë një jetë më të mira jashtë vendit. Ai e ka cilësuar shpëtimin e bujqësisë si një detyrë mbarëkombëtare.

“Të gjithë bashkë për të mbështetur bujqësinë, blegtorinë dhe argotizmin.

Të gjithë bashkë kundër shpopullimit dhe shkretimit të krahinave më të bukura dhe patriotike të Shqipërisë!

Shkatërrimi i investimeve kurajoze në Bujqësi, çmontimi i serave dhe i stallave është mjerimi i vërtetë i saj, pasojë e braktisjes dhe e mos mbështetjes.

Kur pritej zgjerimi i investimeve në Bujqësi dhe shpresohej që filizat e projekteve kurajoze të të rinjve tanë emigrantë, të lulëzonin, po ndodh e kundërta.

Po ç'bëhet gjithçka e arritur me shumë mund e sakrifica!

Po detyrohen të rinjtë investitorë të guximshëm dhe patriotë të ndalojnë punën dhe të braktisin vendin.

Ndalja e kësaj tatëpjete dhe shpëtimi i Bujqësisë është një apel dhe detyrë mbarëkombëtare!”, shkruan ai.

Kujtojmë se mëngjesin e sotëm fermerët e Devollit kanë protestuar për rritjen e çmimit të naftës, rritjen e çmimit të plehrave kimike dhe të shtimit në tërësi të kostove të tyre.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BENI: 13/02/2022 22:07

    SHPETIMI I BUJQESISE VJEN KUR TE IKNI JU PRESIDENT DHE SALIU-BASHA,, NGA POLITIKA....

    Përgjigju
  • Ard: 13/02/2022 18:44

    Shikoni foton e artikullit, a e vini Re se cfare forme kane retë ? Eshte Programi HAARP i cili ben te mundur kete !!!

    Përgjigju
  • emri: 13/02/2022 15:08

    po nuk u zhduken murtaja si puna jote, braktisja do te bazhdoje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës