Autoritetet ruse kanë vënë në pranga tetë persona, të cilët dyshohen se kanë lidhje me shkatërrimin e urës që lidh vendin e tyre me Krimenë.
Sipas shërbimit sekret, FSB, pesë prej të arrestuarve ishin rusë, ndërsa tre të tjertët ishin ukrainas dhe armenë.
Njoftimi për arrestimet në lidhje me urën e Krimesë erdhën mes raportimeve se të paktën 7 persona u vranë si pasojë e një sulmi në qytezën e Avdiivka-s, teksa ambienti tregtar gëlonte nga njerëzit.
Shpërthimi në urën e Krimesë ishte një goditje e fuqishme simbolike për presidentin rus Vladimir Putin, i cili e hapi atë në vitin 2018, katër vjet pas aneksimit të Krimesë.
Presidenti Putin e cilësoi sulmin ndaj urës si një "akt terrorizmi" që synon të shkatërrojë një pjesë kritike të infrastrukturës civile të Rusisë.
Pas shkatërrimit të urës së Krimesë, forcat ruse u kundërpërgjigjën të hënën me një valë sulmesh me raketa në Ukrainë, madje dhe në Kiev, duke vrarë 19 persona.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Miratohet me 143 vota rezoluta e propozuar nga Shqipëria dhe SHBA-ja në Këshillin e Sigurimit të OKB-së! Nesër samiti Putin-Erdogan











