Shkatërrohen 2 baza falsifikimi
dokumentash dhe detergjentësh

Shkatërrohen 2 baza falsifikimi<br />dokumentash dhe detergjentësh
TIRANE- Zbulohet në kryeqytet një punishte e paligjshme për falsifikimin e dokumenteve zyrtare. Strukturat e Drejtorisë kundër Krimit Financiar në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, në kuadër të një operacioni të përbashkët me Autoritetet Policore Greke për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të një grupi të falsifikimit të dokumenteve, gjatë ditës së sotme kanë ushtruar kontroll në ambientet në pronësi të shtetasitAzem Arif Tahiri, 45 vjeç, banues në Tiranë, tek “Kodra e Diellit”, i akuzuar nga Policia Greke për falsifikimin e mijëra dokumenteve.
 
Gjatë kontrollit të ushtruar në garazhin e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan 16 makineri shtypshkronje, që shërbenin për stampime të ndryshme dhe njëra prej tyre “Lazer print ofset”, që të gjitha pajisje profesionale. Po ashtu u gjetën dhe sekuestruan dhe tre paleta me letra format A4 dhe A3 e plastifikuar, si dhe plastikë.
 
Shtetasi Azem Tahiri është arrestuar në Greqi, më datë 12 shtator 2013, së bashku me shtetasit Panajot Bilbil Bare, 46 vjeç, banues në Berat; dhe Eduard Zeneli, 46 vjeç, banues në Ksamil Sarandë. Në momentin e arrestimit këtyre shtetasve u janë gjetur mijëra dokumenta të falsifikuara në cilësi mjaft të mirë, si karta identiteti të vendeve të ndryshme europiane, viza europiane, modele të reja patentash dhe pasaportash, vulash, etj.
 
Në bashkëpunim me autoritetet policore Greke, për një periudhë një javore, nga strukturat e Policisë së Shtetit janë kryer veprime intensive për të dokumentuar aktivitetin e këtyre shtetasve. Nga hetimet paraprake të zhvilluara ka rezultuar se shtetasi Azem Tahiri prodhonte dokumenta të falsifikuara në ambientet në pronësi të tij tek “Kodra e Diellit”, Tiranë.
 
Nga strukturat e Policisë janë kryer veprimet procedurale dhe u bë sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i të gjitha pajisjeve dhe materialeve të gjetura. Ndërkohë vazhdojnë hetimet intensive për dokumentimin e plotë ligjor të aktivitetit kriminal të këtyre shtetasve.
 
Ndërkaq, Antikrimi Ekonomik në bashkëpunim me forcat speciale “Shqiponja”, kanë zhvilluar një tjetër operacion policor tek zona “Ish-restorant Durrësi” në Tiranë. Gjatë këtij operacioni, policia gjeti dhe sekuestroi një punishte që falsifikonte detergjentë.
 
Gjatë operacionit u sekuestruan 400 litra detergjentë dhe u arrestua shtetasi Arben Dragoni, 43 vjeç.
 
Ndërkaq, po punohet për hetimin e plotë të ngjarjeve.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?



×

Lajmi i fundit

Kjo është shenja më manipuluese e Horoskopit

Kjo është shenja më manipuluese e Horoskopit