ITALI – Shkatërrohet një bandë që shpërndante lëndë narkotike në Itali, ku mes 26 të arrestuarve janë edhe disa shqiptarë, ndërsa të prangosurit e tjerë janë tunizianë dhe italianë.
Rrjeti i trafikantëve shpërndante mijëra doza në ditë të kokainës, heroinës, hashashit në qytetin Piza të Italisë me vlerë rreth 30 mijë euro në ditë.
Shkatërrimi i bandës së trafikantëve erdhi pas një vitit hetimi përmes përgjimit të telefonave nga ku dolën dhe 26 urdhër arreste nga gjykata për pjestarët e organizatës kriminale.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se grupet e trafikantëve kishin një ndarje specifike të territorit të qytetit dhe në rast të shkeljes së këtij territori, bandat mund të përfundonin në përplasje të dhunshme mes tyre.
Karabinierët kanë vlerësuar se anëtarët e grupit mund të shisnin deri në 30 doza në ditë dhe në një vit organizata kishte arritur të fuste në tregun e brendshëm rreth 200 kilogramë drogë. Shqiptarët e arestuar, sipas hetimeve, kanë rezultuar se ishin edhe anëtarë të një bande që plaçkiste me armë dyqanet e qytetit.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com