Shkatërrohet banda e drogës në Belgjikë! Arrestohen 17 persona, shumica shqiptarë! Sekuestrohet kokainë me vlerë 9 milionë euro, 'skema' në Evropë përmes porteve

Shkatërrohet një bandë droge në Belgjikë! Në pranga kanë rënë 17 persona, shumica prej tyre shqiptarë.

Si pjesë e një hetimi ndaj një bande droge që operonte ndërkombëtarisht që kontrabandonte sasi të mëdha kokaine në Evropë përmes porteve, policia arrestoi 17 persona këtë javë, të cilët kryesisht janë me kombësi shqiptare. Kontrollet në shtëpi gjithashtu çuan në kapjen e 40 kg drogë, një armë zjarri, më shumë se 200,000 dollarë dhe disa automjete, shkruajnë mediet e huaja.

Hetimi ka filluar që nga fundi i vitit 2019, bazuar në informacionin nga autoritetet gjermane. Shumë shpejt u bë e qartë se një bandë ishte aktive që ishte në gjendje të transportonte kokainë nga Amerika e Jugut në porte të ndryshme evropiane. Krerët e organizatës përdorën kufijtë kombëtarë të vendeve të ndryshme evropiane. Gjatë hetimit, forcat e policisë belge u desh të punonin ngushtë me forcat policore gjermane, holandeze, shqiptare dhe italiane për të vënë në "rreth" bandën.

Ky bashkëpunim çoi në konfiskimin e kokainës në portet e Antwerpen (57 kg), Vlissingen në Hollandë (50 kg) dhe Civitavecchia në Itali (80 kg). Të gjitha së bashku, përfaqësonin një vlerë prej më shumë se 9 milion euro. Të martën dhe të mërkurën, policia kreu 11 bastisje shtëpish, gjatë të cilave 17 persona u arrestuan. Në fund, 9 prej tyre dolën para gjykatës dhe u lanë në burg. Këta të fundit dyshohet se kanë një rol të rëndësishëm organizues.

1608238111_6fb2fc06408f11ebbaa23785787366a0webscale0.53120850.5312085.jpg

1608238125_7626b49c408f11ebbaa23785787366a0webscale0.67453630.6745363.jpg

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

E Premtja e Zezë/ Fier, besimtarët ndjekin meshën e drejtuar nga Metropoliti Hirësia Nikolla në Katedralen e Shën Gjergjit

E Premtja e Zezë/ Fier, besimtarët ndjekin meshën e drejtuar nga Metropoliti Hirësia Nikolla në Katedralen e Shën Gjergjit