Shkatërrohet banda e kokainës në Itali, arrestohen 4 shqiptarë, njiheshin si 'Illyricum'! Zbërthehen rolet e tyre, si një sasi e vogël droge 'çmontoi' të gjithë rrjetin (VIDEO)

5 persona, mes tyre 4 shqiptarë dhe një italian, janë arrestuar pasi akuzohen për trafik të kokainës në zonën e Aostës në Itali. Gjatë aksionit u sekuestrua mbi gjysmë kilogram kokainë, e destinuar për tregun  e Aosta, ndërsa sipas hetuesve nga shitjet e kokainës përfitonin rreth 15 mijë Euro në muaj.

Arrestimi i shqiptarëve ndodhi gjatë operacionit të koduar "Illyricum",  pasi këtë emër përdorin edhe trafikantët shqiptarë për t'u identifikuar. Hetimet për to kishin nisur që në nëntor të 2020. Në pranga përfunduan Elton Beleshi, 39 vjeç, Leonard Vishaj, 33 vjeç, Angjelin Lleshi, 30 vjeç, Amarildo Perloshi, 34 vjeç, dhe Diego Gustavo Corchia, 41 vjeç, ky i fundit është i vetmi i dyshuar italian, të tjerët kanë lindur të gjithë në Shqipëri por banojnë në Aosta.

Gjithashtu policia është në kërkim të një tjetër shqiptari, të përfshirë në rrjetin e kokainës në luginën  e Aostës.

Të arrestuarit ishin të gjithë pjesë të një rrjeti kompleks që merrej me marrjen e kokainës në Luginën Aosta dhe shitjen atë në komunat e ndryshme të zonës. Sipas hetuesve ky operacion zbuloi "një zinxhir furnizimi me kokainë në duart e shqiptarëve."

Sipas hetimeve, Leonard Vishaj kishte rolin e korrierit në grup, ndërsa Elton Beleshi bënte shitësin me shumicë.  Lleshi, Corchia dhe Perloshi, merreshin me përpunimin e drogës. Droga fshihej në ndarjen e motorit ose në pjesë të tjera të makinave të përdorura nga shitësit për furnizimet e tyre dhe u zbulua kur makinat u dërguan në stacionin e policisë dhe ‘u çmontuan’. 

Hetimi nisi pasi u ndalua Angjelin Lleshi, ku policët i zbuluan në brendësi të një garazhi vrimë në mur ku ishte fshehur rreth 27 gram kokainë. Ai u hetua në gjendje të lirë dhe gjatë kësaj kohe u mbajt nën vëzhgim deri sa u çmontua i gjithë grupi i tyre. Prapa Lleshit ishte një "rrjet" shumë i sofistikuar, thanë hetuesit.

Të arrestuarit, 4 shqiptarët dhe një italian

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi kërkon që Greqia të heqë ligjin e luftës, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berat/ Shisnin doza cannabisi të organizuar në grup,, vihen në pranga 4 persona

Berat/ Shisnin doza cannabisi të organizuar në grup,, vihen në pranga 4 persona