Shkatërrohet grupi i trafikut të drogës, 21 shqiptarë dhe grekë në pranga

Policia greke ka shkatërruar një grup të strukturuar të trafikut ndërkombëtar të drogës, ku janë zbuluar dhe sekuestruar 142.5 kg marijuanë si dhe 3.3 kg kokainë.

Në pranga kanë rënë 21 persona, shtetas shqiptarë dhe grekë,  emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur.

Nga hetimet e kryera, rezulton se grupi trafikonte marijuanë përmes kufirit greko-shqiptar në Igumenicë dhe më pas e transportonte atë në Athinë.

Po ashtu, këtij grupi në operacione të mëparshme i janë sekuestruar 140 kg marijuanë. 

Ndërkohë sipas autoriteteve greke, që prej shtatorit të 2018 ky grup ka arritur të trafikojë rreth 500 kg marijuanë, 6 kg kokainë dhe 1 kg heroinë.

Sakaq, vijojnë hetimet për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në rrjetin ndërkombëtar të narkotrafikut. 
 

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…