GREQI- Policia greke ka shkatërruar një rrjet trafiku droge me kamion dhe taksi pas një operacioni antidrogë në Atikë, ku si rezultat kanë rënë në pranga një taksist 48-vjeçar shqiptar, një tregtar 31-vjeçar dhe një 26-vjeçare greke.
Kur oficerët e policisë po kryenin kontroll në zonën e Nea Smyrni gjetën 24 kg e 400 gramë marijuanë në bagazhin e makinës së taksistit shqiptar. Ndërsa gjatë kontrollit një zonë tjetër, në Neo Heraklion, në pjesën e pasme të një furgoni i, i cili drejtohej nga 31-vjeçar grek dhe ishte i ngarkuar me fruta dhe perime, oficerët gjetën 40 pako me 48 kg e 900 gram marijuanë.
Sasia e sekuestruar e drogës në tregun e pa ligjshëm, nëse do të shitej do të sillte deri në 700 mijë euro.
Të dy u vunë pranga dhe u bënë kontrolle në banesat e tyre, në një magazinë dhe gjithashtu në mjetet e transportit të arrestuarve, janë gjetur dhe sekuestruar në total:
8 gram kokainë, disa pako najloni që përmbanin 2 kilogramë e 800 gram kanabis të përpunuar dhe 40 kilogramë e 190 gram kanabis të papërpunuar, 3 cigare me marjuanë, 3 peshore elektronike precize, 1050 euro, 10 celularë.
Taksisti 48-vejçari shqiptar dhe tregtari 31-vjeçari grek u vunë në pranga, ndërsa hetimet vazhdojnë nëse ka persona të tjerë të përfshirë në aktivitetin kriminal.
Komente











