Shkatërrohet rrjeti mafioz rus i pastrimit të parave me bazë në Spanjë, pjesë e bandës edhe shqiptarë

 Shkatërrohet rrjeti mafioz rus i pastrimit të parave me bazë në Spanjë, pjesë e bandës edhe shqiptarë

14 persona janë arrestuar në Spanjë dhe Portugali në një seri bastisjesh që kishin në shënjestër një rrjet kriminal të pastrimit të parave që punon me bandat në të gjithë Evropën.

Shumica e të dyshuarve, të arrestuar janë shtetas rusë, sipas agjencisë së zbatimit të ligjit të BE-së Europol. Sipas Policisë Kombëtare të Spanjës, rrjeti pastronte kryesisht para nga trafiku i paligjshëm i drogës dhe ngarkonte 2-3% komision për transferim si pjesë e “një kompanie të mirëfilltë shumëkombëshe të pastrimit të parave”.

Sipas mediave të huaja, 9 prona u bastisën në qytete në të gjithë Spanjën, si dhe në kryeqytetin portugez, Lisbonë, dhe u sekuestruan më shumë se 1 milion euro cash dhe kriptovaluta.

Banda operonte në qytete anembanë Spanjës me çdo zyrë që përpunonte deri në 300,000 euro në ditë për shqiptarët, serbët, armenët, kinezët, ukrainas dhe kolumbianë.

Hetimi filloi në vitin 2023 kur policia vuri re se disa anëtarë të njohur të mafies ruse po transferonin sistematikisht paratë që u përkisnin shtetasve të huaj brenda dhe jashtë Spanjës në baza ditore.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mergimtari: 20/02/2025 14:18

    Une "mendoja" se vetem Shqiperia ishte narkoshtet sic thote opozita jone.Nga sa lexoj dhe qe eshte e njohur ne gjithe planetin krimi e droga ku ingranohen edhe kriminel shqiptar eshte e pranishme kudo e ne cdo shtet.Ky veprim na e heq ne shqiptareve te drejten per tu mburur e tu marrim meritat te tjereve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 24 Mars, 23:36

    Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim administratori i bizneseve të Allajbeut, plagos me thikë të moshuarin në Berat! Fetiu administron ‘AnaMark’, aksionet zotërohen nga ‘Tregu Agro-Ushqimor’

Në kërkim administratori i bizneseve të Allajbeut, plagos me thikë të moshuarin në Berat! Fetiu administron ‘AnaMark’, aksionet zotërohen nga ‘Tregu Agro-Ushqimor’