VLORE - Është drejt shkatërrimit të plotë rruga "Ali Demi" që lidh qytetin e Vlorës me godinën e spitalit, një segment rrugor ky që u inaugurua vetëm pak kohë më parë.
Një investim i realizuar nga qeveria shqiptare dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit, me një vlerë prej 60 milion lekë të rinj, rruga e sapo shtruar me asfalt është shkatërruar nga reshjet e shiut të rëna një natë më parë.
Kjo rrugë ka qenë një gangrenë ndaj dhe u mirëprit restaurimi i saj nga qytetarët, por që zgjati fare pak.
Punimet për të zgjatën disa muaj dhe ka vetëm pak ditë që u mbyllën , por kanë mjaftuar vetëm reshjet e rëna gjatë një nate më parë për të treguar dhe cilësinë e këtyre punimeve.

Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
/Shqiptarja.com