Shkatërruan stolat në stadiumin 'Air Albania', shkon në 4 numri i të arrestuarve! Gjykata lë në burg një prej tyre
Sot Gjykata e Tiranës caktoi edhe masat e sigurisë për tre të arrestuarit e tjerë. Në burg është lënë Ledio Guni, i cili dëmtoi stolat gjatë ndeshjes Kukësi-Tirana.
TIRANE- Një 19-vjeçar me iniciale F.Z. banues në Tiranë është arrestuar nga policia pasi akuzohet se gjatë ndeshjes Tirana-Kukësi ka thyer stolat e stadiumit Air Albania dhe ka hedhur sende të forta në fushën e blertë. Ndaj tij rëndon akuza , për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”
Ndërkohë po sot Gjykata e Tiranës caktoi edhe masat e sigurisë për tre të arrestuarit e tjerë. Në burg është lënë Ledio Guni, i cili dëmtoi stolat gjatë ndeshjes Kukësi-Tirana.
Ndërkohë që për Guri Marajn dhe Kujtim Brakën, dy tifozët e tjerë që hodhën çakmakët në fushë në ndeshjen Bylisi-Partizani është caktuar masa e sigurisë "detyrim paraqitje".
Për ndeshjen e bardhbluve kundër Kukësit, ku u shkatërruan 164 stola, janë shpallur në kërkim edhe 9 persona të tjerë, ndërsa gjashtë janë proçeduar penalisht.
Përveç shkatërrimit të stolave disa prej tifozëve hodhën edhe sende të forta në fushë, më së shumti shishe uji. Ata akuzohen konkretisht për dy vepra: “veprime të dhunshme në aktivitetet Sportive” si dhe “Shkatërrimi i pronës". Sipas policisë peronat e arrestuar, të proceduar dhe të shpallur në kërkim janë kapur në flagrancë.
uljani breket :)
PërgjigjuTifoz i dhunshem,mos ta shkele stadumin 12 muaj.Tifoz plehher,prej ketij te xan men edhe te tjeret.
Përgjigju