15% Buxheti vjetor për Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme do shkojë për marrjen e informacionit. Në vendimin e qeverisë të miratuar në mbledhjes e djeshme parashikohet se 15% e fondit të SHKB së do të shkojë për pagesën e informatorëve, mjeteve që do të shërbejnë për këtë punë etj. Krahas kësaj, vendimi ka parashikuar se të paktën një herë në vit, fondi i Shërbimit të Kontrollit t Brendshëm do të auditohet por nga një person i cili do të ketë certifikatën e sigurisë “tepër sekret”.
Shpërblimin e personave, që bashkëpunojnë me shërbimin; sigurimin, vërtetimin dhe dokumentimin e informacionit; blerje dhe shërbime të drejtpërdrejta të mjeteve e pajisjeve të përdorimit sekret të punës informative; marrje me qira të objekteve dhe të mjeteve në funksion të veprimtarisë operacionale; kryerjen e veprimeve informative, operacioneve dhe testit të integritetit. veprimtarisë hetimore dhe në këtë rast përbëhet nga shpenzime për oficerin dhe agjentin e Policisë Gjyqësore ose personin e autorizuar, gjatë kryerjes së operacioneve, ku përdoren teknika të posaçme hetimi (përgjime, veprime të simuluara dhe infiltrime).
Vlera e fondit të posaçëm është 15 për qind e vlerës së buxhetit vjetor të shërbimit. Kontrolli për shpenzimet e kryera nga fondi i posaçëm ushtrohet jo më pak se një herë në vit nga personat e autorizuar nga ministri i Punëve të Brendshme, të cilët janë të pajisur me cerfitikatë sigurie të nivelit “Tepër sekret”.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com