TIRANE- Vetëm në 6 muajt e parë të vitit 2014, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka kallëzuar penalisht 158 punonjës policie, ndërsa në pranga janë vënë 34 persona, oficerë policia apo qytetarë të ndryshëm, që akuzohen për korrupsion përgjithësisht. Këto shifra janë bërë publike në raportin e punës së gjashtëmujorit të parë të vitit 2014. Në këtë raport thuhet se, gjatë këtyre muajve janë kallëzuar penalisht 102 efektivë policie më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, ku për ndjekje penale ishin dërguar vetëm 56 punonjës të uniformave blu.