TIRANE- Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka kryer kontrolle blic në të gjashtë komisariatet e Tiranës si dhe në komisariatin e Kavajës. Specialistë të inspektimit të SHKB-së, ushtruan kontrolle paralelisht në të gjashtë komisariatet dhe në Kavajë me qëllim inspektimin e punës së strukturave të policisë. Gjithashtu kontrolli është bërë edhe në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Mësohet se në çdo komisariat, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka dërguar nga një grup pune i cili ka verifikuar çdo procedurë të kryer nga punonjësit e policisë. Kontrollet kanë nisur rreth orës 21:00 të së premtes deri në orët e para të ditës së shtunë.
Burime nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, bënë të ditur se këto kontrolle zhvillohen me qëllim verifikimin e punës së strukturave të policisë. “SHKB ka për detyrë të vëzhgojë punën e policisë, ndaj dhe këto kontrolle kryhen me qëllim konfirmimin e gatishmërisë së efektivave blu”, thanë për gazetën burime nga SHKB. Grupet e specialistëve kanë “vizituar” komisariatet e Tiranës në të njëjtën orë dhe kanë përfunduar gjithashtu në të njëjtën kohë. Në fokus të kontrollit, ka qenë gatishmëria e efektivëve, sa i respektojnë qytetarët, a i marrin të gjitha kallëzimet, a ka ankesa ndaj tyre, si i trajtojnë të shoqëruarit, etj. Gjithashtu, SHKB ka verifikuar nëse materialet u referohen në kohë prokurorisë nga ana e oficerëve të policisë.
“Specialistë të inspektimit kanë kontrolluar punën e kryer nga policia për hetimin e krimit, për detyrat drejt parandalimit të ngjarjeve kriminale, si dhe për hetimin ndaj krimit të organizuar”, thanë burime nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të cilët, shtuan se do të hartojnë raporte për çdo komisariat si dhe për sektoret e Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Në këto raporte do të pasqyrohet puna e kryer nga çdo komisariat dhe vërejtjet e konstatuara.
Rezultatet do të paraqiten me një raport tek ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Me anë të këtij raporti, ministrit do t’i bëhet e ditur se cili prej komisariateve ka qenë më korrekt ose jo, në të gjitha procedurat për punët e ngarkuara. Kontrolli është drejtuar nga vetë kreu i Drejtorisë së kontrolleve pranë Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm. Raporti ende nuk është hartuar dhe nuk dihet nëse specialistët e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm kanë konstatuar shkelje gjatë inspektimit në shtatë komisariatet e qarkut të Tiranës dhe në seksionet e saj. Burime nga policia thanë për gazetën, se SHKB zhvillon kontrolle çdo fillim viti për të verifikuar procedurat e kryera nga strukturat policore.
Shkrimi u publikua sot (23.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com