Të gjithë qytetarët që kanë marrë gjobë për shkak të shkeljes së lejes së qëndrimit në një shtet të huaj për shkak të pandemisë COVID-19, do të rimbursohen nga shteti, aq sa është edhe vlera e penalitetit.
Përfitues do të jenë ata persona që janë ndëshkuar nga data 10 mars deri më 1 qershor. Ministrja e Financave Anila Denaj njoftoi se për rimbursimin e tyre do të alokohet një fond nga buxheti i shtetit dhe se të gjithë qytetarët duhet të aplikojnë pranë drejtorisë së tatimeve.
“Është alokuar një fond nga buxheti i shtetit për të rimbursuar vlerën e penaliteteve që shtetasit kanë marrë si pasojë e qëndrimit jashtë republikës së Shqipërisë për periudhën 10 mars-1 qershor 2020.
Sipas këshillit të ministrave çdo qytetar duhet të aplikojë pranë administratës tatimore, që dorëzon dokumentet që vërtetojnë marrjen e penalitete dhe rimbursimi do të ndodhë i plotë në lekë. Aplikimi nis prej ditës së sotme dhe brenda muajit qershor i gjithë fondi i akorduar do të disbursohet”, tha Denaj.
Çdo individ, shtetas shqiptar, që është gjobitur nga autoritet ndërkombëtare, për shkelje të afatit të lejes së qëndrimit duhet të dorëzojë disa dokumente, të tilla si dokumentin që vërteton marrjen e gjobës, çdo dokument që vërteton kryerjen e pagesës së saj, të dhënat individuale të llogarisë bankare emër banke dhe IBAN, si dhe një numër kontakti personal.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
54.8%
-
Jo
32.7%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 686
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
4 banka ndërkombëtare udhëheqin Shqipërinë në marrjen e eurobondit, 600 mln euro para marsit
15 Janar, 15:50
-
Kinë/ Shqetësim për virusin e ri misterioz, spitalet mbushen plot
3 Janar, 22:34
-
Rivlerësimi i pronave do nisë pas zgjedhjeve të 2025-ës! Çmimet e reja të referencës së pronës publikohen në mars
28 Dhjetor 2024, 18:34
-
Më shumë të ardhura sesa shpenzime! Suficiti për 11-mujorin arrin në 72 miliardë lekë
21 Dhjetor 2024, 17:26
-
Profesionet e Lira, Tabaku te Ekonomia: Akti Normativ i vonuar, t'u falen gjobat e kamatat
16 Dhjetor 2024, 14:43
-
Profesionet e lira, Ministria e Financave te ‘Ligjet’: Rimbursimi brenda 30 dhjetorit! Çupi: Dështimi i radhës
16 Dhjetor 2024, 14:42
-
Shpërblimi i pranverës sa i këtij fundviti? Vendimi merret këtë muaj, do jetë mbi 5 mijë lekë
11 Dhjetor 2024, 15:32
-
‘Shkrihet’ Drejtoria, 2 ‘SH.A’ për Hekurudhën shqiptare! Transporti i pasagjerëve në duart e privatit, PD: Punonjësit po paguhen kot (VIDEO)
10 Dhjetor 2024, 17:50
-
Borxhi publik i Shqipërisë më 2025 do arrijë në 14,5 miliardë euro! Në fillim të vitit pritet emetimi i Eurobondit prej 650 mln euro
9 Dhjetor 2024, 17:56
-
Si do jetë gjendja financiare e familjeve në 2025-ën? Qeveria parashikon rënie papunësie, rroga më të larta dhe të ardhura për frymë mbi 10 mijë euro
7 Dhjetor 2024, 17:50
-
Borxhi publik afatshkurtër ka rënë në nivelet më të ulëta historike
2 Dhjetor 2024, 12:44
-
Borxhet e mbartura të Bashkive dhe Ministrive 10,5 mld lekë! Investime pa pasur fonde, Kavaja rekord, Tirana i përgjysmon për 9 muaj
1 Dhjetor 2024, 18:35