Shkelet Kodi Zgjedhor, KQZ i
kërkon mandatet nga Kuvendi

Shkelet Kodi Zgjedhor, KQZ i <br />kërkon mandatet nga Kuvendi
TIRANE- Ngërçi në shpërndarjen e mandateve të deputetëve për çdo qark lidhur me zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në 23 qershor duket se do të marrë një rrugë tjetër, duke përfshirë edhe institucionin e Kuvendit të Shqipërisë. Pas mosankimimit të vendimit të KQZ nga ana e PD në Kolegjin Zgjedhor, admnistrata e KQZ zgjodhi një rrugë tjetër, e cila është në kundërshtim të plotë me Kodin Zgjedhor për të realizuar ndarjen e mandateve.

Nëpërmjet një kërkese nga ana e Sekretares së Përgjithshme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Aljona Mansaku që pasditen e të premtes i kërkon institucionit të Parlamentit të bëjë ai ndarjen e numrit të deputetëve për qark. Akti që pritet të sjellë reagime të forta politike, edhe formalisht ka kapërcim të ligjit, pasi Kodi Zgjedhor në asnjë nen të tij nuk i jep kompetencë sekretares së KQZ për t'iu drejtuar një institucioni tjetër.
 Shkrimin e plote mund ta lexoni ne Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë