Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Mat, i akuzuar për dhunë në familje. Bëhet me dije se është arrestuar Kreshnik Lleshaj, i cili ka dhunuar fizikisht dhe ka kërcënuar motrën e tij, që kishte marrë edhe urdhër mbrojtje.
"Në Dibër kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për “Dhunë në familje”. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë arrestimi i shtetasit K. LL., 35 vjeç, banues në Klos, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij dhe e ka kërcënuar atë, duke shkelur detyrimet e përcaktuara në urdhrin e mbrojtjes që kishte ajo", njofton policia.
Po ashtu u ndalua edhe një 43-vjeçar në Dibër, i identifikuar si Dragut Skana, i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Durrës për veprën penale “Dhuna në familje”.