Kreu i PR-së, Fatmir Mediu, ndërsa komentoi takimet elektorale të kreut të PD-së, Lulzim Bashës, në shkelje të masave anti-COVID, tha se pandemia më e madhe është "korrupsioni i Ramës".
I ftuar në emisionin "Repolitix" në "Report TV", Mediu u shpreh se masat kufizuese të vendosura, janë bërë me qëllim politik, duke shtuar se qytetarët që dalin duke rrezikuar edhe jetën, tregonë irritimin e tyre.
"Rregullorja është shkelur nga kryeministri i pari, nga parlamenti etj.. Këtë e kanë bërë qëllimisht për të karantinuar opozitën. Këta qytetarë që dalin edhe në rrezik të jetës së tyre, tregojnë se sa të irrituar janë. Shqiptarët duhet të kuptojnë se pandemia më e madhe është korrupsioni i Edi Ramës. Në një shtet të lirë, përgjegjësitë janë personale, risqet merren në mënyrë personale, por pandemia më e rrezikshme është ajo që vret lirinë dhe shkatërron ekonominë dhe largon të rinjtë. Nëse ne do mbyllemi brenda nga urdhrat e Edi Ramës, që nuk kanë asnjë bazë, ne do vuajmë një pandemi shumë më të rëndë. Qytetarët shqiptarë kanë vendosur të ngrihen dhe të mos durojnë më Edi Ramën. PD dhe aleanca ka bërë thirrje të vazhdueshme për respektimin e masave anti-COVID. Kufizimi është bërë me qëllim politik", tha Mediu.
Ndalur te zgjedhjet e 25 prillit, Mediu akuzoi qeverinë se ka lidhje me grupet kriminale që janë aktive në shitblerjen e votës dhe intimidimin e votuesve, ndërsa iu referua përplasjes në Elbasan mes mbështetësve të PD dhe atyre të PS në Ditën e Verës.
Mediu tha mes të tjerash se në zgjedhjet e 25 prillit, synon të marrë 10 mijë vota dhe e mandatin nuk do ta marrë si rezultat i koalicionit me PD-në.
‘Grupet kriminale të lidhura me qeverinë janë aktive në shitblerjen e votës dhe intimidimin e votuesve’. Kështu deklaroi kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, gjatë një interviste në emisionin 'Repolitix', në 'Report Tv'.
Mediu iu referua përplasjes në Elbasan, gjatë Ditës së Verës mes mbështetësve të PD-së dhe të PS-së, ku tha se grupe e krimit të organizuar, sulmuan dhe goditën qytetarët.
Minga: Duket një fushatë e qetë?
Mediu: Jo nuk është ashtu, nuk është e qetë, grupet kriminale të cilët kanë ardhur nga të gjitha anët e botës, të trafikut të drogës, të lidhura me segmentet qeveritare, janë tashmë shumë aktive në shitblerjen e votave dhe në intimidimin e votuesve.
Minga: Keni fakte për këtë që thoni?
Mediu: Ajo që ndodhi në Elbasan. Aty vërtetohet që grupe të krimit të organizuar, sulmojnë dhe godasin qytetarët e Elbasanit. Njerëz që ishin pranë kryeministrit, njihen për lidhjet politike me kryeministrin. Nuk mund ta ul kokën përballë asnjë krimineli dhe asnjë qeveritari të korruptuar. Nuk mund të nëpërkëmb nga asnjë lloj krimi. Në çdo qendër votimi, organizimi i opozitës do të jetë në atë nivel që e kërkon për të organizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Kreu i PR-së, Fatmir Mediu, i shtati në listën e PD-AN në Tiranë, tha se synimi është marrja e 10 mijë votave në zgjedhjet e 25 prillit.
Ndonëse në një pozicion të sigurt të listë, Mediu u shpreh se mandatin nuk do ta marrë si rezultat i koalicionit, duke theksuar se partia që ai drejton ka marrë mandat edhe në zgjedhjet e vitit 2009 dhe në ato të vitit 2013.
"Projeksioni i vendit të kandidatëve në listë, bëhet sipas rezultatit të partive politike. PR, sipas rezultatit të saj, e kishte vendin në pjesën fituese dhe një në pjesën gri le të themi. Por duke qenë se koalicioni u rrit më tepër se ç'duhet dhe bëjnë fushatë në të gjithë vendin, atëherë ne ngelëm vetëm me një kandidat, në numrin 7. PR ka kontributin e saj edhe atje ku nuk kandidon. Ne patëm një diskutim të brendshëm në PR, që të maksimizojmë votën. Unë kam garë me rezultatin e PR jo kandidatët e PD. PR në zgjedhjet 2009- 2013, ka marrë një mesatare 9 mijë vota, objektivi është për të kaluar mbi 10 mijë vota për të qenë realistë që ai mandat është i PR dhe jo rezultat i koalicionit, PR e ka fituar një mandat në vitin 2009 dhe në vitin 2013", tha Mediu.
ike ore vrases i Gerdecit ,mortja ju hengert po votuat kete
Përgjigju