Gjykata e Posaçme ka shtyrë sërish seancën ndaj kryebashkiakut të Shkodrës Benet Beci dhe 6 të pandehurve të tjerë, të akuzuar për shkelje të barazisë në tendera kryer në bashkëpunim.
Shkak u bë mungesa e dy prej avokatëve ndërsa seanca e radhës u la për më datën 20 maj. Vetë Beci nuk mori pjesë në gjyq.
Sipas SPAK, Beci akuzohet se ka shkelur barazinë mes operatorëve në një tender konsulence të zhvilluar nga KESH në vitin 2019, me objekt “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjetik”, me vlerë 96.5 milionë lekë.
Hetimi ka nisur pas referimit të akteve nga Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), pas sekuestrimit të celularëve në banesën e Evis Berberit.
Lajm në përditësim...
Komente











