Gjykata e Posaçme ka pranuar gjykimin e shkurtuar për 7 të pandehurit mes të cilëve edhe kryebashkiakun e Shkodrës Benet Beci që akuzohen për shkelje të barazisë në tendera lidhur me një procedurë me kosto rreth 68 milion lekë në kohën kur drejtonte KESH-in.
Gjykimi i shkurtuar u pranua për Benet Becin, Adela Rukon, Edlira Mitrushin, Jonid Kazani, Yllka Nishku dhe Rudin Gjoni, ndërsa u nda çështja ku do gjykohet me procedurë të zakonshme i pandehuri Premtim Dauti.
Seancën e ardhshme më 14 shtator prokurori Dritan Prençi do të lexojë konkluzionet përfundimtare për ndaj personave të mësipërm.
Ndërkohë përveç Benet Becit të pandehurit e tjerë dhe avokatët e tyre i kërkuan gjykatës pushimin e çështjes pasi duhet të marrë parasysh ligjin për dhënie të amnistisë ku përcaktohet sipas tyre të përjashtohen gjithë çështjet penale për veprat e kryera deri më 31 . 5 .2026 dhe që parashikojnë një dënim deri në 3 vite burg. SPAK tha se mbi këtë kërkesë do të mbajë qëndrim me shkrim seancën e ardhshme teksa trupi gjykues tha se mbi këtë kërkesë do të shprehen në vendimin përfundmitar.
.-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Komente










Vetem per 700mij euro do harxhojne keto kohe or teeeejjjjj
PërgjigjuSI KA MUMDESI QR RRINE NE DETYRA SHTETERORE NJEREZ QE KANE VJEDHUR...VETEM KETU TEK NE MDODHIN KETO GJERA.....
Përgjigju