TIRANE- Mosemërimi i guvernatorit të dytë të Bankës së Shqipërisë, ka shtuar automatikisht kompetencat e Adrian Fullanit dhe zëvëndëses së tij Elisabeta Gjoni, të cilët ndryshe nga sa ç’thotë rregullorja e datës 19 nëntor 2008, kanë hyrë si kryetarë të komisioneve të Enteve të Prokurimeve. Hetimet që po zhvillon njësia hetimore Task-Forcë, pranë prokurorisë së Tiranës, së fundmi kanë treguar se dhjetëra tendera janë kryer në mënyrë të paligjshme, duke mos respektuar aktin juridik, që për rastin konkret është rregullorja nr.78 e datës 19.11.2008.