TIRANË- Ish-drejtori i KESH, Erald Elezi është thirrur në SPAK për tu marrë në pyetje lidhur me dy çështjet për të cilat është marrë i pandehur, shkeljet me Tenderin e Llogarasë dhe shkeljet në lotin 4 të Unazës së Madhe.
Elezi është në arrest shtëpie dhe është shoqëruar nga forcat e policisë për në SPAK. Ndaj tij rëndon akuza “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”
Ai ka qenë Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve në ARRSH kur është dhënë tenderi i Llogarasë dhe anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për tenderin e Unazës së Madhe.
Emri i Elezit doli pas zbërthimit të bisedave në celularin e Evis Berberit, ku SPAK mori të pandehur edhe Belinda Ballukun dhe ish-kreun e ARSHH, Gentian Gjyli.
Komente










