TIRANE - 47 drejtues automjetesh kanë përfunduar në gjykata gjatë muajit shtator të këtij viti për drejtim të parregullt të makinës, mungesë dokumentacioni si dhe largim nga vëndi i aksidentit. Nga një vëzhgim në faqen zyrtare të Gjykatës rezulton se kjo vepër penale mban numrin më të lartë të dosjeve në gjykim për këtë muaj, teksa sërish në rrugë mbeten plot shoferë, të cilët mosrespektimin e vijave të bardha dhe semaforin e kanë kthyer në modë.
...
Konsumimi i alkoolit gjatë drejtimit të automjetit, mangësitë në dokumentacion si dhe largimi nga vendi i aksidentit vazhdojnë të mbeten shqetësimi i Policisë Rrugore në menaxhimin e trafikut rrugor, fakt ky që bazohet dhe në personat e proceduar në Gjykatë.
Vetëm për periudhën 1 Shtator deri më 30 Shtator në Gjykatën e kryeqytetit janë 47 persona në gjykim për shkelje të rregullave të qarkullimit, ku me Kodin e Ri Rrugor minimumi i dënimit është 10 ditë burg e deri në 3-6 apo në 9 muaj në varësi të shkeljes administrative, e deri në disa vite me aksidentet me pasoja.
Nga një vëzhgim në faqen zyrtare të Gjykatës së Tiranës rezulton se drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt, si dhe largimi nga vendi i aksidentit zënë pjesën më të madhe të personave të proceduar nga Policia dhe Prokuroria për muajin Shtator.
Por paçka këtyrë masave, mënyra e përdorimit të rrugës në terren lë ende për të dëshiruar ku në të shumtën e rasteve drejtuesit e mjeteve bëhen shkaktar aksidentesh, pa respektuar minimumin e sigurisë rrugore, vijat e bardha dhe semaforët.
Ndër 47 proceset gjyqësore Gjykata e Tiranës ka mundur të dënojë 4 shoferë të parregullt teksa në proces mbeten 43 të tillë, të cilët në pjesën më të madhe pas arrestimeve në flagrancë ndodhen me masën e sigurisë “arrest me burg”
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO