TIRANE- Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka kallëzuar penalisht 22 punonjës policie gjatë një muaji. Ministria e Brendshme ka bërë publike dje, punën e kryer nga ky dikaster për muajin shkurt. Kështu, vetëm gjatë muajit shkurt të këtij viti, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, mbi bazën e veprimtarisë administrative, informative dhe hetimit paraprak të gërshetuar me përdorimin e teknikave dhe metodave speciale të hetimit, ka dërguar pranë organit të Prokurorisë 15 kallëzime penale ndaj 22 punonjësve të policisë, që dyshohet se kanë kryer elementë të veprës penale. Konkretisht, mësohet se efektivët e hetuar, janë pesë punonjës policie të nivelit të parë drejtues, 13 punonjës policie të nivelit zbatues, dhe katër punonjës policie civile.
Janë arrestur në flagrancë katër punonjës policie, prej të cilëve dy punonjës policie të nivelit të parë drejtues, një punonjës policie i nivelit zbatues dhe 1 punonjës policie civile. Pas vlerësimit nga gjykata për arrestim të ligjshëm të kryer nga strukturat përkatesë të shërbimit, është dhënë masa e sigurisë “detyrim paraqitje” për 2 punonjës policie dhe masa e sigurisë “arrest me burg” për dy efektivë të tjerë.
Gjatë muajit shkurt 2014, janë evidentuar 459 vepra penale më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas ministrisë së Brendshme rritja më e madhe është vërejtur në krimet ekonomiko-financiare, veprave në fushën e sigurisë rrugore, ku në ndryshim nga vitet e mëparshme është rritur shumë goditja e veprave penale të “Drejtimit të automjeteve në mënyrë të parregullt”, veprat e dhunës në familje etj.
Më pak vrasje
Ndërkohë, rënie kanë pësuar edhe vrasjet në 20%. Në muajin shkurt kanë ndodhur tetë vrasje, nga të cilat një nga pakujdesia. Ministria e Brendshme bëri të ditur se numri i vrasjeve krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ka një ulje me dy vrasje më pak gjatë muajit shkurt të këtij viti. Në saj të punës hetimore të kryer, është bërë e mundur zbardhja e pesë prej tyre, ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e tre vrasjeve të tjera.
Autorë të këtyre vrasjeve janë evidentuar shtatë persona, gjashtë prej të cilëve janë arrestuar nga strukturat e policisë, ndërkohë një prej tyre është lënë në gjendje të lirë pasi ishte i mitur. Po kështu gjatë muajit shkurt 2013, është bërë e mundur kapja e tre shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të dënuar nga ana e autoriteteve italiane të drejtësisë për veprat penale të “Vrasjes”dhe “Rrëmbimit të Personit”.
Vjedhjet
Dikasteri blu ka krahasuar edhe vjedhjet e ndodhura gjatë muajit shkurt të vitit 2014 me ato të ndodhura në të njëjtën periudhë të vitit 2013. Kështu, në njëjtën periudhë korresponduese të një viti më parë, gjatë muajit shkurt 2014 kanë ndodhur, 22 vjedhje banese më shumë, 15 vjedhje subjekte biznesi më pak, 17 vjedhje makinash më pak, katër vjedhje me dhunë më shumë, dy shkatërrim prone me eksploziv më pak.

(Në foto: Veprat penale të ndodhura gjatë muajit Shkurt 2014)
Shkrimi u publikua sot (09.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com