Shkëlqeu në Botëror, Kylian Mbappe zbret 'nga froni' Erling Haaland! Bëhet futbollisti më i shtrenjtë në botë

Shkëlqeu në Botëror, Kylian Mbappe zbret 'nga froni' Erling Haaland! Bëhet futbollisti më i shtrenjtë në botë

Haaland dhe Mbappe

Kylian Mbappe është futbollisti më i shtrenjtë në botë. 180 milionë euro vlerësohet sulmuesi francez i PSG nga sajti i specializuar "transfermarkt". Në përditësimin e fundit dje, Mbappe i merr kështu vendin sulmuesit të Manchester City, Erling Haaland. 170 milionë euro është vlera e norvegjezit në treg, teksa sheh parakalimin e Mbappe.

Shkëlqimi me Francën në Botërorin e Katarit dhe çmimi i "Këpucës së Artë" ka bërë që Mbappe të jetë në majën e botës, duke lënë pas emra të rëndësishëm në futboll. Vlera më e lartë e Kylian Mbappe ka qenë 200 milionë euro në dhjetorin e 2018, teksa kërkesat për të janë nga Real Madrid, Liverpool, Manchester United apo edhe City.

Tanimë skuadrat e interesuara duhet të paguajnë shumën e majme te PSG për prishjen e kontratës, teksa 24-vjeçari ka marrëveshje deri në 2025.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë