Shkëlqeu në Botëror me Kroacinë, portieri Livakovic 'në radarin' e gjigantëve të Europës

Shkëlqeu në Botëror me Kroacinë, portieri Livakovic 'në radarin' e gjigantëve të Europës

Dominik Livakovic

Bayern Munich është interesuar së fundmi për portierin Dominik Livakovic. 27 vjeçari i Dinamos së Zagrebit shkëlqeu në Kupën e Botës me Kroacinë, duke qenë ndër pikat më të forta të ekipit të Dalic. "Sky Sport" në Gjermani bën me dije se Bayern Munich ka nisur kontaktet me agjentët e lojtarit dhe se e kërkon në merkaton e janarit.

Kontrata aktuale e portierit me Dinamon e Zagrebit është e vlefshme deri në verën e 2024, ndërsa në treg ai vlen 8.5 milionë euro. Pritet që kroatët të kërkojnë më shumë për portierin e talentuar edhe pas kërkesave të shumta për të.

Dëmtimi i Manuel Neuer dhe mbyllja e sezonit për kapitenin e Bayern ka sjellë edhe lëvizjen e bavarezëve që duan një siguri në katërkëndësh.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë