‘Shkëlqimi dhe rënia’ e një kampioni, Ilir Suli rrëfehet në ‘Esencë’: U largova nga peshëngritja se s’pata mbështetjen e duhur! Mesazhi për të rinjtë

Ëndrra e tij nisi nga një trashëgimi familjare për shtangën. Edhe ai u bë pjesë e këtij zinxhiri duke u bërë kampion. Por rruga nuk qe e lehtë dhe shtigjet ishin të vështira. Ilir Suli erdhi në “Esencë” për të rrëfyer jetën personale dhe profesionale, fillesat dhe rrugëtimin me peshëngritjen.

Ai kujton një fëmijëri të kaluar në qytetin bregdetar të Vlorës, me emocionet e gjalla dhe të vërteta dhe kujtimet që e lidhin me sportin që në moshën 6-vjeçare. Tituj dhe kupa të ngritura për një talent, mbretërimi mund të kishte qenë i gjatë, por fati rrethanat dhe shumë vendime të gabuara bënë që ky shkëlqim në sport për Ilir Sulin të ishte i shkurtër. Ai thotë se mos gjetja e mbështetjes së duhur dhe shumë rrethana të tjera, e larguan atë përfundimisht nga peshëngritja, diçka për të cilën ka pendesat e tij.

Teksa kujton një adoleshencë të trazuar, ai gjen rastin të japë një mesazh për të rinjtë, veçanërisht ata  të orientuar drejt sportit. Se në jetë mund të ketë një ekuilibër mes studimit dhe ndjekjes së pasioneve. Pas disa kohësh jashtë Shqipërisë ai rikthehet me shpresën që do gjente mbështetje dhe vlerësim si profesionist,gjë e cila nuk ndodhi,

“Jam penduar që nuk theva disa rekorde dhe nuk arrita disa synime në gara”-thotë ai.

Përtej gjithçkaje ai megjithatë është i vendosur për të ndihmuar në peshëngritje.

“Do të kontribuoj dhe do jap gjithë dijet e mia në sport për brezin e ri”, tha ai.

Ndërsa na rrëfen në program se sot jeta e tij është e qetë mes angazhimeve të punës në rekrutimin e ushtarakëve të rinj dhe kohës që kalon me prindërit. Përtej pendesave, sfidave dhe gjërave që nuk kanë shkuar si duhet në jetën e tij, Ilir Suli ka vetëm një dëshirë, të shohë buzëqeshjen në fytyrat e familjarëve të tij. Sa për sportin, sytë i shkëlqejnë kur përmendet shtanga dhe një sfidë që është në dëshirën e tij të ndodhë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eno: 11/01/2023 19:54

    Po ne lidhje me faktin qe te hypi vetja ne qejf e doje 5 gram kokaine qe pik mjesit… sdo na thuash ndonje gje?

    Përgjigju
    • Vasili: 12/01/2023 01:40

      i’u duk vetja maradona e peshngritjes.

    • Eni: 11/01/2023 22:18

      Gjynah se mori veten në qafë. Por jam dakort me ty.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja