‘Gërdeci’, Fatos Klosi në Report Tv: Shkëlzen Berisha, ndërmjetës dhe përfitues! Arben Meçe: I ngarkuari nga babai i tij, të gjitha gjurmët të çojnë te ai

Intervistën ekskluzive për Report Tv e njërit prej protagonistëve të firmës së demontimit në Gërdec, David Packouz, që tregoi me gisht Shkëlzen Berishën si të përfshirë në negociata për ccmimin e fishekëve për ish shefin e Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, është shumë e rëndë si fakt.

I ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Klosi tha se Shkëlzen Berisha del se ka qenë ndërmjetës.

“E kisha dëgjuar për Shkëlzenin por kjo intervistë tregon qartë se këtu paska qenë në valle, i biri i Kryeministrit të kohës. Ndaj janë bërë gjithë këto marifete.  Në këtë rast çështja është shumë e thjeshtë. Dikush donte të fitonte para, dhe mendoi këtë çështje dhe e shfrytëzoi mirë.  Djali i kryeministrit ka punuar si ndërmjetës duke negociuar çmimin e fishekëve. Është shumë e rëndë kjo”, tha ai.

Ndërkohë që analisti Arben Meçe u shpreh se gjithçka u bë për të fituar sa më shumë para.

“Përfitimi nuk ishte shtetëror por u kanalizua për përfitim personal. Procesi i demontimit të armatimit të rëndë vazhdoi edhe pas shpërthimit të Gërdeci dhe vazhdoi pikërisht në Skrapar. Pra, ne e kishim të gjithë infrastrukturën për ta bërë një demontim të sigurt por qëllimi i tyre nuk ishte kjo. Gërdeci u vendos nën administrim të një sipërmarrjeje private. Ministria e Mbrojtjes u vu në dispozicion të një sipërmarrjeje private”, tha ajo.

Sipas tij fakti që një mall shtetëror u kalua si privat është elementi i parë korruptiv, përderisa shteti mund ta administronte vetë këtë potencial.

“Kush do të merrej me këtë proces, vetë Kryeministri? Dhe nga të gjitha analizat rezulton se personi i ngarkuar është Shkëlzen Berisha.  Në atë kohë të gjitha telefonatat shkonin drejt Shkëlzen Berishës. Kemi drejtuesin teknik, pronarin, administratorin ushtarak, ministrin, gjeneralin e ushtrisë që flasin me një person, Shkëlzen Berishën”, tha ndër të tjera Arben Meçe.  

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë