Shkëlzen Berisha në gjyq me
Taulant Ballën, shtyhet seanca

Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë seancën e gjyqit mes Shkëlzen Berishës dhe Taulant Ballës. Kreu i grupit parlamentar socialist është paditur për shpifje nga djali i ish-kryeministrit, lidhur me provat e publikuara nga komisionit hetimor parlamentar për çështjen 'CEZ'.  

Gjykata ka vendosur shtyrjen e seancës me kërkesë të avokatëve mbrojtës të kryetarit të grupit parlamentar socialist. Balla ka kërkuar të jetë prezent vetë në gjyq. Në seancën e parë ishin të pranishëm vetëm avokatët e të dyja palëve.  

Seanca e sotme gjyqësore u shty për nesër në orën 15:30. Fillimisht ishte Gjykata e Lartë e cila shpalli moskompetencë për çështjen Berisha-Balla, dhe dosja i kaloi Gjykatës së Krimeve të Rënda. 

Ndërkaq, djali i ish-kryeministrit Berisha u thirr pak ditë më parë nga organi i akuzës për t’u pyetur për çështjen e privatizimit të OSSH te çekët e CEZ. Thirrja e Shkëlzen Berishës iu la detyrë prokurorisë disa javë më parë nga Gjykata e Tiranës, që refuzoi mbylljen e çështjes dhe e detyroi prokurorinë të rihapë hetimet për këtë privatizim.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen